11 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026
Home Blog Page 998

Takim për sigurinë në Prizren

0

Dje, drejtori i policisë i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Kolonel Faton Alija, së bashku me stafin e tij, priti në takim zyrtarin e lartë të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë Publike, Arbnesh Ajvazi.

“Takimi u fokusua në çështjet e sigurisë në Rajonin e Prizrenit, duke raportuar dhe analizuar raportin 6 mujor të punës për vitin 2024 dhe realizimin e objektivave gjatë këtij periudhe”, njofton policia.

“Diskutimet gjithashtu u përqendruan në vlerësimin e punës së suksesshme të Policisë së Kosovës, veçanërisht Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, për rritjen e sigurisë dhe rritjen e besimit të qytetarëve në policinë e Kosovës”.

Drejtorët Ajvazi dhe Alija u pajtuan për nevojën për të intensifikuar përpjekjet në ofrimin e sigurisë dhe parandalimin e veprave penale në të ardhmen. U theksua veçanërisht në realizimin e planeve operative që aktualisht janë në fuqi, duke marrë parasysh rritjen e fluksit të qytetarëve, veçanërisht me ardhjen e gurbetqarëve gjatë muajve në vijim.

“Takimi përfundoi me një angazhim të përbashkët për të vazhduar të përmirësojnë sigurinë dhe për të rritur besimin e qytetarëve në policinë e Kosovës në të ardhmen”, thuhet nw njoftim./PP/

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Sa banorë i ka Komuna e Prizrenit, ASK tregon numrin

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar sot rezultatet e regjistrimit të popullsië, ekonomive familjare dhe banesave. Sipas të dhënave preliminare, Kosova ka 1 milion e 586 mijë e 659 banorë rezidentë. Por, si është e shpërndarë kjo popullsi nëpër komuna?

Bazuar në të dhënat e ASK’së, Komuna me më së shumti banorë është ajo e Prishtinës, me 227 mijë e 154 banorë. Pas Kryeqytetit renditet Komuna e Prizrenit me 147 mijë e 428 banorë, pasuar nga Ferizaji me 109 mijë e 345 banorë, raporton Express.

Ndërkohë, në komunat në veri të vendit popullsia është si vijon: Mitrovicë e Veriut 2 mijë e 346 banorë, Leposaviq 3 mijë e 207 banorë, Zubin Potok 758 banorë dhe Zveçan 435 banorë.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zyrtare: Kosova ka 1 milion e 586 mijë banorë

0

 

Sipas statistikave preleminare të ASK-së, që i prezantoi ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, Kosova ka 1 milion e 586 mijë 659 banorë. Në bazë të regjistrimit të vitit 2011, Kosova kishte 1 milionë e 739 mijë banorë. Nga statistikat e prezantuara sot, u kuptua se në Kosovë ka më shumë burra se gra. Më saktë, në Kosovë jetojnë 795,046 banorë të gjinisë mashkullore, ndërsa 791,614 janë banore të gjinisë femrore.

Ndërsa nga diaspora janë 600 mijë të regjistruar.

Në statistikat e ASK-së është kuptuar që dominon popullsia e grupmoshave 16-64 vjeç, ndërsa ka rënie tek popullsia 0-15 vjeç. Po ashtu, sipas prezantimit, vëreht një rritje tek popullsia mbi moshën 65-vjeçare.

“Si dhe ka një rritje dyshifrore për herë të parë të popullsisë mbi moshën 65-vjeçare, që nënkupton planifikim dhe përkujdesje në të ardhmen për këtë moshë” – tha ai.

Në këtë konferencë, ASK-ja ka treguar se i gjithë procesi, përfshirë anketa ishte hartuar duke respektuar kërkesat dhe kriteret ndërkombëtare.

Në këtë konferencë ka folur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili e ka vlerësuar shpejtësinë me të cilën ASK-ja ka punuar, duke paraqitur rezultatet prelimare pak javë pas grumbullimit të të dhënave.

“Pa të dhëna të sakta, pa statistika edhe vendimet do të jenë jo të sakta. Në demokraci marrja e vendimeve politike është shumë me rëndësi të mëdha. Unë jam krenar si kryeministër për përkushtimin dhe angazhimin e atyre që morën pjesë në këtë proces. Unë personalisht në një periudhë të shkurtër kohore kam biseduar disa herë ASK-në për të ofruar mbështetjen time. BE, USAID bazohen në të dhëna tjera statistikore për të marrë vendime të tjera. Ky angazhim e rrit integrimin në arenën ndërkombëtare. Një agjenci e fuqishme e statistikave e cila ofron statistika të rëndësishme është një agjenci e çmuar për vendin…Në një mënyrë, statistikat e mirëfillta janë si GPS për të arhdmen tonë. Me të dhëna të sakta, jemi të sigurt se nuk do ta humbin rrugën dhe do ta gjejmë distenacionin tonë. Pa to, do të përfundonim duke bërë rrotullime dhe zigzage duke humbur burime të vlefshme” – ka thënë Kurti.

Ushtrues i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati, gjatë prezantimit të të dhënave preleminare të regjistrimit të popullsisë, ka treguar edhe komunat që janë rritur dhe janë zvogëluar nga regjistrimi i fundit.

Ai ka bërë me dije se komuna që është rritur më se shumti është Fushë Kosova.

Sipas tij, kjo komunë është rritur prej 84 për qind.

Vlen të theksohet se 9 komuna kishin rritje, ndërsa 29 të tjera kishin zvogëlim. Komuna e cila është rritur me se shumti gjatë kësaj periudhe, rreth 84 për qind, është Fushë Kosova. Pason Parteshi, Shterpca, Kllokoti, Graçanica”, ka thënë ai.

Kastrati ka sqaruar se rritja e komunave, të cilat përbehet kryesisht nga komuniteti serb.

Ai ka treguar se ky komunitet në masë të madhe e kishte braktisur regjistrimin e popullsisë në vitin 2011.

Ndërsa në këtë proces, ka thënë ai, komuniteti serb që jeton në jug të lumit Iber është regjistruar./Nacionale

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Zirkzee do t’i kushtojë Manchester United 61 milionë euro

0

Ka raportime në Itali se kostoja e vërtetë që Manchester United po paguan për Joshua Zirkzee mund të arrijë në 61 milionë euro, por vetëm 26 milionë euro do të shkojnë te Bologna.

Dihej mirë se lojtari kishte një klauzolë lirimi prej 40 milionë euro në kontratën e tij, të cilën çdo klub mund ta aktivizonte pasi të kalonte dita e parë e korrikut.

Milan-i ishte përgatitur ta paguante atë, por refuzoi të mbulonte gjithashtu komisionin prej 15 milionë eurosh të kërkuar nga agjenti Kia Joorabchian, kështu që nuk e përfundoi transferimin edhe pasi ra dakord për kushtet personale.

Manchester United është i lumtur të paguajë komisionin prej 15 milionë eurosh, por gjithashtu po shpenzon shumë më tepër se kaq.

Sipas “The Athletic”, ata do të paguajnë 42.5 milionë euro te Bologna. Megjithatë, “Calciomercato.it” këmbëngul se tarifa e transferimit 46 milionë euro duke përfshirë bonuse të ndryshme.

Kjo i përshtatet gjithashtu Bologna-s, sepse si pjesë e blerjes fillestare prej 8.5 milionë eurosh nga Bayern Munich në verën e vitit 2022, ata i detyrohen gjigantëve gjermanë 50 për qind të tarifës së shitjes.

Kjo është vetëm shifra e klauzolës së lirimit dhe jo bonuset, kështu që Bologna duhet të mbajë 20 milionë euro plus të gjitha shtesat prej 6 milionë eurosh.

Zirkzee pritet të fluturojë sonte dhe t’i nënshtrohet testeve mjekësore me skuadrën e Premier League nesër në mëngjes. Albanian Post 

 

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

 

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

 

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

 

 

Programi special i DokuFestit kushtuar filmit sivjet vjen me tre dokumentarë

0

Programi special i DokuFestit që i dedikohet vetëm filmit, në edicionin e 23-të të festivalit, vjen me një përzgjedhje të tre dokumentarëve të veçantë, me titullin “Ode Tu Celluloid: Films on Film”.

Në njoftimin e DokuFestit thuhet se tre filmat dokumentarë përfaqësojnë pasionin e festivalit për të hulumtuar të kaluarën e kinemasë dhe fiksimin ndaj filmit.

“Në përputhje me eksplorimin tonë të gjatë të asaj se çfarë është kinemaja, historia dhe përfaqësimi i saj, ne jemi të lumtur të sjellim në festival tre dokumentarë të veçantë me metrazh të gjatë që në njëfarë mënyre ndajnë të njëjtin fiksim si ne”, thuhet në njoftimin e DokuFestit, raporton Telegrafi.

Aty sqarohet se në filmin “Celluloid Underground” të regjisorit Ehsan Khoshbakht, “ne njihemi me Ahmad Jorghanian, një koleksionist filmash, një lloj Henri Langlois iranian, koleksionet e të cilit prej më shumë se 5,000 filmave dhe posterëve janë renditur mbi njëra tjetrën në bodrume dhe banesa anembanë Teheranit”. “Në Iran, e cila i ndalonte ato si një dekadencë e Perëndimit. Dhe për t’i shpëtuar ato ne takojmë Ehsanin, një djalosh që punon pa u lodhur përkrah Ahmedit. Një odë për kinefilinë dhe një miqësie të bazuar në të që rrallë e shohim në ekran”, thuhet në njoftim.

Filmi i radhës në këtë program special është “Film is dead. Long live film!” i regjisorit Peter Flynn. “Një tjetër film, një tjetër histori e filmave të panumërt të shpëtuar nga harresa, këtë herë në kujtim të koleksionistëve të filmave”, shkruan në njoftim.

Ndërkaq kjo përzgjedhje e vogël përmbyllet me filmin që paraqet përpjekjet e përbashkëta të Matevž Jerman dhe Jurij Meden për të nxjerrë në dritë një thesar të kinemasë avangarde dhe eksperimentale sllovene të realizuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe deri në fillim të viteve ’90, në Alpe-Adria Underground!

Edicioni i 23-të i DokuFestit mbahet nga 2 deri më 10 gusht në Prizren.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Gjergj Basta, gjenerali shqiptar që tronditi Evropën në mesjetë

0

Gjergj Basta, është një nga figurat më të njohura të praktikës ushtarake evropiane të fillimit të Rilindjes, nga ku kishte mbetur një emër i panjohur për shkencën dhe lexuesin shqiptar deri kur historiani Dhimitër Pilika, e nxori atë nga arkivat e Pragës dhe e publikoi në Revistën “ Ylli” më 1966 në numrin e 7 të saj.

Për të qenë më të saktë, Gjergj Basta për literaturën shqiptare ishte një rizbulim. Për të ishte shkruar e folur para 1944-ës në diasporë dhe ishte përmendur sadopak emri edhe në ndonjë botim në Shqipëri. Por aq pak, sa pas 1944-ës ishte harruar fare. Ndoshta Basta u gjykua ashpër si “pushtues” e si komandant forcash perandorake.

Në fakt Gjergj Basta kishte jetuar gjithnjë në kujtesën e shqiptarëve. Në një letër të vitit 1759 himariotët, pas emrit të Pirros e të Skënderbeut, shënonin emrin e Gjergj Bastës. Në vitin 1907 shqiptarët e SHBA në një letër që i drejtonin Konferencës së Hagës, përmendnin krahas figurave të shquara të popullit tonë edhe gjeneralin Gjergj Basta.

Pas Dhimitër Pilikës, Koco Bozhori me 1985 sa e përmend emrin e Gjergj Bastës në zërin e stratiotëve në Fjalorin Enciklopedik shqiptar dhe më 1990, historiani ushtarak, dr. Riza Drishti do të botonte në Revistën “Për mbrojtjen e Atdheut“ një studim të shkurtër për jetën dhe veprën e Bastës.

Por viti 1996 do të shënonte një arritje të veçantë në këtë njohje: Shtëpia Botuese e Ushtrisë do të botonte në një vëllim, të përkthyera nga Ejana Paco, të dy veprat e Gjergj Bastës: “Mjeshtri i përgjithshëm i kampit” dhe “Drejtimi i kalorësisë së lehtë.” Në vitet 2000 ka pasur në shqip edhe botime të tjera rreth emrit dhe veprës së Gjergj Bastës.Revista “ Mbrojtja” ,më 2003 botoi jetëshkrimin e Gjergj Bastës sipas “Dizionario biografico degli italiani” të vitit 1995, përkthyer nga Ermal Onuzi. Më 2006 u botua në shqip, e përkthyer nga Pëllumb Xhufi, vepra e Paolo Petës “ Stradiotët” në të cilën në tri faqe jepet edhe një jetëshkrim i Gjergj Bastës .

Më 2008 Fjalori enciklopedik shqiptar botoi një zë për Gjergj Bastën, shkruar po nga dr. Riza Drishti. Vitet e fundit kanë filluar të shkruajnë e botojnë për Bastën “ krahinarët” e tij të Bastjas mesjetare, nga Nivicë –Bubari dhe Senica e Sarandës.

Më 2010, Theodhori Miho botoi “Gjergj Basta dhe kapedanët e Senicës”, dhe më 2014, Fatmir Minguli në “Triptik historik” ,pjesën e parë, ia kushton pikërisht gjeneral Bastës, ndërkohë që Fotaq Andrea e përmend general Bastën në një studim te tij për stratiotët shqiptarë botuar në Revistën Ushtarake të Akademise se FA. Veprat e Gjergj Bastës , të ribotuara më 1641 nga Shtëpia Botuese “ Xhunti” e Venedikut, i ruajnë edhe Bibliotekat tona, “ Marin Barleti’”e Shkodrës dhe Biblioteka Kombëtare në Tiranë. Gjergj Basta vdiq më 20 nëntor 1607(ose 1612)dhe u varros në Vjenë.

Nga Sali Onuzi – “Prej shekullit XIV, kur ushtritë feudale në Evropën perëndimore e humbën rëndësinë, fituan peshë repartet e ushtarëve rrogëtarë, që vinin nga Anglia, Zvicra, Gjermania. Në kushtet e vështira të jetesës nën pushtimin osman, shumë fshatarë të trevave malore, si të Labërisë, Himarës, të Veriut , po edhe nga Greqia, Dalmacia u rekrutuan në reparte të tilla, duke marrë emrin “ stratiotë”. Stratiotët shqiptarë shërbyen në zotërimet venedikase, në shtetet italiane, në ushtritë e perandorisë gjermane, në Francë, Flandër etj” ( FESH, 1985 dhe 2008) /diasporashqiptare

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Sot publikohen të dhënat e para të regjistrimit të popullsisë

0

Agjencia e Statistikave të Kosovës sot do të publikojë të dhënat paraprake të regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave.

Në ngjarjen që pritet të nisë nga ora 10:00 do të marrë pjesë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, njofton Klankosova.tv.

Regjistrimi i popullsisë u organizua këtë vit, ku procesi nisi më 17 maj dhe përfundoi më 24 maj.

Për Klan Kosovën, drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati pati thënë më 24 maj se numri i banorëve të regjistruar e ka kaluar shifrën prej 1.5 milionëve.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Blushi tek “Hëna e Shqipërisë” zbulon komplotin e madh ndaj vendit. Ja të pasurit shqiptar që duan izolimin e Shqipërisë

0

Shkrimtari Ben Blushi në një prej librave të tij, i titulluar “Hëna e Shqipërisë”, një botim i shtëpisë botuese prestigjioze në vend UET-Press, paraqet një të ardhme shumë pesimiste për Shqipërinë. Aty shkruan edhe për bashkimin e Shqipërisë me Europën dhe dëshirën e disave për ta mbajtur të izoluar nga ajo. Për rrjedhojë, sipas tij, në Shqipëri do të vijë duke u zbehur entuziazmi pro-evropian. Në kushtet kur ekonomitë e Evropës do të vazhdojnë të rriten shumë ngadalë, kur emigrantët shqiptarë do kenë më pak punë dhe kur fuqia e Evropës në botë do të tkurret, shqiptarët do kenë më pak arsye të jenë eurofilët më të zellshëm në botë, siç edhe kanë qenë dy dekadat e fundit.

______________________________

Bashkimi me Evropën sot në Shqipëri perceptohet si një akt i kryer. Si çështje kohe. Askush nuk dyshon se herët ose vonë Shqipëria do jetë anëtare e Bashkimit Evropian. Shqiptarët mbeten një komb entuazist sa i takon Evropës dhe, meqenëse janë ende jashtë saj, shohin vetëm të mirat dhe shkëlqimin, njëlloj si një satelit që nuk ka distancën e duhur për të parë gropat e planetit të cilit i vjen rrotull.

Vetë evropianët janë sot, më skeptikë se gati 87 për qind e shqiptarëve, të cilët sa herë pyeten mendojnë se është e domosdoshme të jesh pjesë e Bashkimit Evropian për të jetuar më mirë. Jo për shkak të këtij entuziazmi, i cili sigurisht do vijë duke rënë, bashkimi me Evropën do të ndodhë në dhjetë ose pesëmbëdhjetë vjet megjithëse Evropa sot nuk po kalon ditët e veta më të mira.

C?farë është Evropa sot?

Nëse nuk do ishte historia Evropa do dukej si një vend pa të ardhme. Në kohë më të vjetra Evropa ishte fuqia më e madhe në botë; pastaj u bë më e pasura; pastaj më e drejta. Sot nuk është më asnjëra nga të treja. Ka disa vende që janë më të fuqishme, ka shumë shtete më të pasura dhe jo pak shoqëri më të lira, më të hapura dhe më demokratike se ajo. Evropa nuk ka më monopolin e diçkaje. Ndoshta të kulturës. Sot kjo është çështja: a jetohet mirë në Evropë. Ka vende ku jetohet më mirë, ku ka më shumë diell, ka më shumë punë dhe ku qeveritë marrin vendime të drejta edhe pa ndihmën e zgjedhjeve. Ka pra shumë vende me më pak kokëçarje se Evropa. Duke punuar më pak paguhesh më shumë dhe shijon edhe më shumë. Vende të tilla po shtohen me shpejtësi nga Azia në Afrikë dhe pa dyshim, edhe në Amerikën Latine. Aty është më ngrohtë, taksat janë më të ulëta, sigurimet janë më të lira, qeveritë janë më elastike, feja është më e parëndësishme.

Në të kundërt Evropa është në krizë. Pak a shumë problemet e saj janë të njohura. Vendet e punës po pakësohen, diferenca mes jugut dhe veriut të kontinentit po shtohet, kontrolli i Gjermanisë mbi pjesët e tjera të Bashkimit Evropian po ekzagjerohet, cilësia e demokracisë po kushtëzohet, rëndësia e Kishës po relativizohet. Por jo vetëm kaq. Evropa nuk eksploron më siç ndodhte dikur, ç’ka është shfaqja më e mjerueshme e dobësisë së saj. Ajo ka zbuluar shumicën e tokave dhe detrave që njohim sot. Kjo epërsi u dha evropianëve pasuri, prona dhe pushtet. Ata eksportuan mënyrën e tyre të jetesës kudo ku shkuan. U dhanë popujve të tjerë shpikjet e tyre më të mëdha: institucionet, teknologjinë, demokracinë dhe kishën. Por tani ky eksport ka ndalur. Evropa nuk eksploron më sepse nuk ka teknologjinë e duhur. Asnjë nga misionet që shkojnë sot në hapësirë nuk ka targë evropiane. Zbulimet e pritshme jashtë planetit që do të thotë pasuri të reja, toka, lëndë të para dhe ato minerare do të gëzohen nga të tjerët. Dhe si të gjithë ata që kanë frikë të rriten kur plaken, ajo po heziton të zgjerohet me territore dhe me popuj të feve të tjera si turqit, shqiptarët ose boshnjakët duke i vënë vetes të paktën, tre kufij që ka frikë t’i kapërcejë.

Në Perëndim ka Amerikën dhe shumë vende që duan t’i ngjajnë asaj dhe prandaj dështojnë; në Lindje ka Rusinë bashkë me shumë vende që kanë dashur t’i ngjajnë kësaj dhe prandaj kanë dështuar; në Jug ka varfërinë bashkë me shumë vende që duan të dalin prej saj. Këto vende duan t’i ngjajnë Evropës sot dhe prandaj po dështojnë, përfshi edhe ne. Në fakt, asnjëri prej këtyre vendeve nuk e ka më Evropën si model për të dalë nga problemet që ka aktualisht. Në Perëndim të gjithë duan të bëhen si Amerika; në Lindje nuk ka rrugë tjetër veçse të sillesh si Rusia edhe kur nuk do, siç është rasti i Ukrainës; në Jugun e afërt çdo rrugë për në Evropë kalon nga Turqia. Me këto modele Evropa nuk do të bashkohet. Ka frikë nga të treja. Amerika e frikëson me fuqinë e vet, Rusia me madhësinë, Turqia dhe vende të ngjashme si ajo me ashpërsinë e tyre. Amerika i largohet, Rusia nuk lëviz, Turqia dhe të ngjashmit e saj i afrohen. Evropa rri në vend. Çdo lëvizje e frikëson. Kjo rrit dyshimet e atyre që mund të investojnë në Evropë: edhe në të ardhmen, ajo do të mbetet me një popullsi më të varfër se Amerika, shumë më të plakur se Afrika dhe ndoshta, më pak të arsimuar se Azia. Njëqind vjet më vonë parashikohet të ketë humbur gati një të tretën e popullsisë. Nga ata që nuk do të jenë, shumica do vdesin, por një pjesë do kenë emigruar. Duke qenë një popullsi e plakur, investimi kryesor që bëjnë sot evropianët janë pensionet e tyre. Njerëzit punojnë për të pasur spitale më të mira, ilaçe më të lira dhe pleqëri më të gjatë dhe më të shëndetshme. Në një kuptim, Evropa mendon më shumë për pleqërinë. Prandaj mbetet një vend i mirë për t’u plakur, por jo për të lindur dhe ky është problemi. Çmimi më i lartë që ajo i paguan të ardhmes nuk është financiar pra nuk llogaritet në parà. Ai është kulturor. Është mungesë besimi. Për të nesërmen.

DORËSHKRIM/ Blushi tek “Hëna e Shqipërisë”

Izolimi i ri i Shqipërisë. Izolatrikët

Nga dobësimi i Evropës, Shqipëria do të vuajë. Perceptimi i një vendi që refuzohet disa herë do t’i bëjë më skeptikë investitorët evropianë, të cilët, edhe gjatë dhjetë viteve të fundit, kanë gjetur shumë pak arsye të investojnë në Shqipëri. Tregu është i vogël, shteti shumë i dobët dhe cilësia e fuqisë punëtore akoma më e ulët.
Për rrjedhojë, në Shqipëri do të vijë duke u zbehur entuziazmi pro-evropian. Në kushtet kur ekonomitë e Evropës do të vazhdojnë të rriten shumë ngadalë, kur emigrantët shqiptarë do kenë më pak punë dhe kur fuqia e Evropës në botë do të tkurret, shqiptarët do kenë më pak arsye të jenë eurofilët më të zellshëm në botë, siç edhe kanë qenë dy dekadat e fundit. Kjo klimë e rënduar dhe depresive në Evropë, sigurisht, do të ndikojë edhe këtu. Madje, unë them se më shumë nga sa besojmë sot, pavarësisht se Shqipëria është e vogël për të vuajtur nga sëmundje të mëdha. Por duke pasur sëmundjet e veta, ndoshta do vuajë edhe më shumë, si çdo trup i lodhur që pëson kolaps edhe nga një grip i huaj.

Ndikimi në Shqipëri do jetë ekonomik,por gradualisht edhe politik. Pakënaqësia për klasën politike do të rritet. Shqiptarët do bëhen edhe më skeptikë për partitë e tyre, duke besuar se mungesa e refomave, rënia ekonomike, borxhet, papunësia dhe korrupsioni kanë përgjegjës ata që kanë zgjedhur. Dhe, në fakt, do kenë të drejtë, sepse ekstremistët evropianë që kanë lulëzuar vitet e fundit nuk janë përgjegjës as për mungesën e reformave, as për borxhet dhe, as për pabarazinë marramendëse të popullsisë së Shqipërisë. Ekstremistët hollandezë nuk kanë dështuar të vendosin rendin në Shqipëri dhe aq më pak partia antievropiane angleze UKIP që aktualisht është e treta në sondazhet lokale nuk mbajnë përgjegjësi për rrënimet e vitit 1997, ose për vrasjet e 21 janarit, ose për dështimin e drejtësisë në vendosjen e ligjit dhe të kulturës së ndëshkueshmërisë. Ekstremistët grekë mund të jenë përgjegjës për frikësimin dhe kthimin e disa qindra emigrantëve shqiptarë në Greqi, por nuk janë ata shkaktarë të emigracionit masiv të njëzet viteve të fundit. Ekstremistët evropianë do vijnë duke u shtuar dhe forcuar, duke bërë ciklin e tyre historik edhe për të paktën dhjetë apo njëzet vitet e ardhshme në parlamentet e të gjitha vendeve, me përjashtim të Gjermanisë të cilës i drejtohet ky ekstremizëm.

Siç ndodh zakonisht, kur Shqipëria imiton fenomenet më të shëmtuara dhe më të dëmshme të Evropës, nga komunizmi tek korrupsioni, do të ndodhë edhe në të ardhmen. Në Shqipëri do shtohen antievropianët. Në elitën politike dhe financiare. Pa dyshim. Ndoshta Shqipëria, për të gjitha arsyet që thashë do hyjë në një izolim të ri. Të panjohur. Por duke parë historinë e saj kjo është shqisa që ka përsosur më shumë sa herë ka pasur një problem. Dhe meqë problemet do të shtohen dhe zgjidhjet janë larg, izolatrikët do të lulëzojnë dhe do të shtohen. Ata do kthehen në një shtresë të rëndësishme dhe të fortë financiarisht, sepse do jenë të pasur. Kur flas për izolatrikë kam parasysh një njeri i cili mendon se jeton mirë në habitatin e vet dhe arsyet për ta ndryshuar atë janë të vogla, për të mos thënë të panevojshme. Izolatriku nuk bën përpjekje për ta zgjeruar territorin ku ushtron fuqinë e vet dhe, aq më pak, për të ftuar njerëz të tjerë të cilët mendon se mund t’ja kufizojnë lirinë për të fituar. Sepse fitimet e tij janë të mjaftueshme dhe të bollshme.

Izolatriku shqiptar është i pasur. Nëse do ta krahasoja me dikë, ky do ishte personazhi i nënprefektit tek filmi “Koncert në vitin 1936”. Një burrë i majmur dhe i kënaqur deri në plogështi me jetën që bën dhe po aq i ngopur me autoritetin që i jep pasuria, ligji, forca dhe mjerimi i të tjerëve. Ai e nis ditën njëlloj, pavarësisht se çfarë ndodh përreth tij, në Shqipëri ose në botë dhe e mbaron duke llomotitur të njëjtat thashetheme të detajuara çdo mbrëmje. Mëngjesi fillon tek berberi dhe mbaron duke ecur, në sheshin e qytetit. Gjatë ditës ka marrë shumë vendime, sipas tij të rëndësishme, për fatin e dhjetëra të varfërve apo të mjerëve, për të cilët mendon se do ishin edhe më të varfër dhe edhe më të mjerë në kushtet kur ai mungon. Zakonisht e dallon ky tipar: është po aq i prapambetur sa të tjerët, por pasuria dhe fuqia që ka, e bën të besojë se është duke e harxhuar jetën në batakun e një vendi që nuk ka aftësi të evropianizohet. Ai është një e mesme e feudalëve orientalë të përzier me borgjezët e rinj kapitalistë.
Sot, nënprefekti i Koncertit 36’ do ishte me celular në dorë nga mëngjesi në darkë, duke ndarë shumicën e kohës dhe të çështjeve me shoferin e vet, bindja dhe nënshtrimi i të cilit e mbushin me admirim për veten. Ka një batutë të paharrueshme ai film. Me besimin se përpjekja e tij për oksidentalizimin e shoqërisë shqiptare është e kotë, pasi shqiptarët, pavarësisht mundit që ai harxhon, nuk bëhen dot oksidentalë, nënprefekti vendos të përshëndesë arstisten që viziton provincën me një tufë lulesh të freskëta. Por, gjatë porosisë, kujtohet se është në Shqipëri dhe jo në Paris, prandaj pendohet, tërheq monedhën që i ka dhënë shegertit të vet dhe i thotë këtë frazë: në Shqipëri lulet i hanë gomerët. Pra, nuk ia vlen t’i blesh për t’ia dhuruar një zonje. Ky është izolatriku par excellence shqiptar. Një njeri i cili mendon si evropian, por sillet si oriental. Ai do të bëjë mirë, por së pari nuk di dhe së dyti, edhe nëse di, ka frikë, sepse mirësia do t’i merrej për dobësi. Ai ëndërron të jetë xhentëllmen, por pastaj kujtohet se, duke u sjellë si feudal, mund të jetë shumë më tërheqës dhe i pushtetshëm. Izolatriku e di se mund ta humbë pushtetin duke ndryshuar.

Shqipëria e sotme është e mbushur me nënprefektë. Burra të pasur dhe të fuqishëm që drejtojnë provincat dhe qytetet njëlloj si nënprefekti i 80 viteve më parë. Këta njerëz do të shtohen. Ata kanë fuqinë për të ndikuar mbi vendimet politike; ata presin dhe përcjellin udhëheqësit e lartë, u bëjnë konak, i darovisin dhe marrin prej tyre konçesione ose marrëveshje që çojnë në devijim fondesh publike, natyrisht, në këmbim të devijimit të votave sa herë ka zgjedhje. Kjo është dhe do të jetë forca e tyre. Kam parë në këto vite me dhjetëra nënprefektë dhe është e kotë të them se ata po pakësohen. Ata po shtohen. Dhe e keqja e tyre është se janë epidemikë. Janë ngjitës. Ata janë një model karriere që lulëzon në lagje, fshatra dhe qytete. Shumë shpesh nënprefektët kthehen në baronët e krimit. Ata mbajnë lidhje me krimin lokal, u sigurojnë çadër dhe ushqehen prej tyre. Shpejt, tipari kryesor me të cilin do mund të identifikohen, do jetë izolimi. Ata nuk do duan të afrohemi me Evropën, sepse e ndjejnë se Evropa nuk është një vend ku mund të jetojnë duke konsumuar të gjitha zakonet e ditës, nga takimi me berberin në mëngjes e deri tek shëtitja me shoferin në mbrëmje.T’i bindësh ata për të kundërtën është njëlloj si të bindësh një hipopotam të kërcejë në një pistë akulli. Këta janë izolatrikët e Shqipërisë.

Ata janë pjesa kryesore e elitës financiare e cila është në pakt të fortë me elitën politike. Ndërsa të dytët do dështojnë të japin rezultate të ndjeshme reformash, të parët do ta financojnë këtë dështim, duke bindur komunitetet dhe provincat e tyre se dështimi është progres, por edhe nëse nuk është krejtësisht i tillë, është vetëm një cikël që do të kapërcehet. Dështimin e brendshëm do ta shesin si dështim të jashtëm. Si një dështim evropian. Dhe në dobësinë e riciklueshme të Evropës do të gjejnë shumicën e arsyeve për t’i qëndruar asaj larg. Kështu ka ndodhur dhe po ndodh në gjithë këta vite, sepse izolatrikët, përveç se nënprefektë, janë edhe investitorë. Investimet evropiane dhe, sidomos, vendosja e ligjit dhe e drejtësisë, do të kërcënonte seriozisht shumë investitorë shqiptarë, të cilët e shohin të ardhmen e monopoleve dhe të fitimeve të tyre të lidhura kryesisht, me klasën politike dhe fatin e saj. Hapja e Shqipërisë ndaj Evropës do krijonte rregulla të reja tregu, konkurrence dhe drejtësie. Edhe sot, ato pak investime evropiane në telekomunikacion ose hidrokarbure i kanë bërë të dështojnë të gjithë shqiptarët që i kanë hyrë kësaj rruge. Si financues të të gjithë klasës politike deri sot, izolatrikët shqiptarë do t’i imponojnë asaj një rrugë tjetër. Kjo do të jetë epoka e tretë e izolimit të Shqipërisë nga Evropa, së cilës po i afrohemi me shpejtesi, si për shkaqe kulturore, ashtu edhe financiare.

Izolimi i parë i Shqipërisë ndodhi gjatë pushtimit otoman. Ky ishte një izolim fetar me shkaqe politike. Izolimi i dytë erdhi gjatë regjimit komunist. Ky ishte një izolim politik me themel ideologjik. I treti sapo ka nisur. Ky është një izolim kulturor me bazë financiare. Por, nëse në dy rastet e para ka pasur fuqi politike, ose ideologji që kanë imponuar izolimin, në rastin e tretë do jetë pamundësia për të bërë refoma ajo që do prodhojë këto pasoja. Për arsye kulturore dhe financiare Shqipëria e ka dhe do ta ketë të vështirë t’i afrohet Evropës. Evropa po na jep arsye dështimi, të cilat Shqipëria do t’i shfrytëzojë me sukses.

Kjo fazë izolimi ndoshta do të vazhdojë disa vjet, derisa në Evropë të krijohen kushte të tjera, derisa kontinenti të ketë gjetur një ekuilibër më të natyrshëm politik mes fuqive që e përbëjnë atë dhe, sigurisht, derisa forcat jashtë saj, si ShBA, Rusia dhe Kina të kenë prodhuar ide dhe tekonologji të cilat mund ta çojnë në një fazë të re rendin botëror, duke i hapur njerëzimit rrugën e një progresi më të qëndrueshëm dhe më të merituar. Shqipëria do të mbetet një territor që pjell izolatrikë dhe nënprefektë, të cilët po e ndajnë Shqipërinë në feude të vogla, por të rehatshme. This is freedom, do më thoshte një këngëtar i njohur italian para disa kohësh duke pirë cigare dhe puro në një restorant të Tiranës dhe duke paguar cash kudo dhe këdo. Kjo liri shijon dyfish kur mendon se Shqipëria ka një ligj që e ndalon duhanin në ambientet publike. Në Itali kjo është e pamundur. Nuk pi dot cigare askund, bankat nuk japin cash dhe taksat të marrin frymen. Ju nuk e njihni Evropën, më tha. As ia vlen ta provoni. Të njëjtën fjali më tha një nënprefekt pak javë më parë. Natyrisht në shqip. E pse duhet të hyjmë në Evropë, për ta humbur këtë liri!

Duke kultivuar dhe përhapur lirinë e mosbindjes ndaj ligjit, izolatrikët do arrijnë me sukses t’i shtyjnë të gjitha reformat e domosdoshme në Shqipëri. Në fakt, reformat do të bëhen, por ato do të vonohen ose do të deformohen deri në pikën që kur të bëhen, të jenë të paefektshme. Vonesa e reformave do të rrisë demotivimin dhe do të ulë optimizmin për mundësinë e vendit për të ndryshuar. Kjo ndjesi do të shtojë shanset e izolimit. Nga izolimi, regjimet lokale fillimisht konsolidohen duke krijuar pak stabilitet, sidomos në rend, por pastaj kthehen në rrezik sepse mbysin çdo lloj progresi, konkurrence politike dhe frymëmarrje në sipërmarrje. Në këto raste çdo gjë duket e paravendosur. Dhe paragjykimi se asgjë nuk ndryshon, pavarësisht se çfarë bën, edhe kur nuk është real por vetëm iluzor, i vret idetë dhe ata që i kanë ato. E ardhmja kalbet nëse e tashmja perceptohet gabim, por në çdo rast ky nuk është faji i së ardhmes.

Shembulli më therës i regjimeve që përfitojnë nga izolimi është ai i Enver Hoxhës në pesëdhjetë vjet. Një regjim më i hapur ndaj Evropës nëse nuk do ishte rrëzuar më shpejt, të paktën, do ishte më i butë dhe më human. Ndërsa shembulli më i freskët i ditëve tona është rasti i regjimit të Erdoganit në Turqi. E?shtë një sistem që prodhon progres ekonomik, por jo demokraci. Nëse Evropa do ta kishte afruar Turqinë më shpejt, harta politike e këtij vendi do të ishte ndryshe sot. Turqia do kur proevropianët luftojnë për ambjentin, ndërsa proislamikët për pushtetin siç edhe po ndodh. Shembulli i Turqisë, në të vërtetë, është për t’u konsideruar sepse pavarësisht nga kushtet, pavarësisht nga madhësia, pavarësisht nga burimet ekonomike të pakrahasueshme, pavarësisht nga pozita kyçe mes perëndimit dhe lindjes, Turqia vazhdon të jetojë izolimin e vet simbolik që ushqen elita provinciale dhe udhëheqës autokratë. Jo në masën e Turqisë, por ndoshta për të njëjtat arsye të cilat lindin nga të njëjtat shkaqe edhe Shqipëria e ka shumë të vështirë të çajë izolimin e vet kulturor që e ndan nga Evropa.

Dhe për fat të keq Shqipëria është vetëm në fillim të kësaj rruge. Sepse ajo nuk është më një vend optimist dhe, ndoshta, nuk do të jetë për shumë dekada.

“Hëna e Shqipërisë”, UET-Press -2014

NATO e shqetësuar: Situata e sigurisë në Kosovë ka mundësi për përkeqësim

0

NATO-ja dhe forca e saj paqeruajtëse në Kosovë, e njohur me shkurtesën KFOR, janë “shumë të shqetësuar për situatën e sigurisë dhe mundësitë e përkeqësimit të saj” dhe nxit palët të angazhohen në dialog për gjetjen e një zgjidhjeje politike, tha të enjten një zyrtar i aleancës në Uashington, ku krerët e aleancës po takohen për të shënuar 75 vjetorin e saj.

“Në NATO, ne jemi të mendimit që zgjidhja dhe stabilizimi në të ardhmen i situatës së sigurisë do të varet plotësisht nga zgjidhjet politike. E kemi theksuar vazhdimisht nevojën për dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe angazhim konstruktiv diplomatik. Po ashtu kemi theksuar nevojën për shmangien e veprimeve të njëanshme që mund të provokojnë incidente sigurie,” u tha gazetarëve një zyrtar i NATO-s, i cili foli për situatën e sigurisë në Kosovë, ku NATO ka misionin më të madh dhe më të gjatë paqeruajtës në botë, me kusht që të mos identifikohet me emër, raporton Zëri i Amerikës.

Sipas zyrtarit të NATO-s, “është për të ardhur keq që angazhimi në dialog nuk ka prodhuar marrëveshje apo çuar drejt thellimit të dialogut dhe kjo nënkupton që tensionet në terren vazhdojnë të kenë pasoja për sigurinë”.

“Ne vazhdojmë … t’i nxisim të dyja palët që të angazhohen në mënyrë sa më konstruktive dhe më të dobishme, sepse e vetmja zgjidhje e vërtetë e situatës është zgjidhja politike”, shtoi ai.

Sipas zyrtarit, paqeruajtësit e NATO-s në Kosovë kanë shtuar kapacitetet e tyre, duke rritur numrin e ushtarëve nga 3700 në 4600 paqeruajtës, që përbën shtimin më të madh të forcave të NATO-s në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë më 2008. Në kuadër të masave të tjera konkrete, sipas zyrtarit, trupat e NATO-s po ashtu kanë katërfishuar praninë e tyre në pjesën veriore të Kosovës dhe kanë trefishuar patrullimet përgjatë vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Këto masa të shtuara të sigurisë janë bërë si pasojë e përshkallëzimit të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës, sidomos pas protestave të dhunshme që lanë mbi 90 ushtarë të KFOR-it të plagosur më 29 maj në një përleshje me grupe protestuesish serbë që kundërshtonin zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve lokale të bojkotuara nga partitë politike serbe. Dhuna shpërtheu pasi autoritetet e Kosovës shoqëruan me forca policore kryetarët e komunave në zyrat e tyre, me gjithë thirrjet perëndimore për ta shmangur një veprim të tillë.

Situata në Kosovë u përshkallëzua edhe më tej më 24 shtator, kur një pjesëtar i policisë mbeti i vrarë dhe të paktën dy të tjerë u plagosën, gjatë përleshjeve me një grup të armatosur serbësh në veriun e banuar me shumicë serbe, në fshatin Banjskë. Tre pjesëtarë të grupit të armatosur serb u vranë gjatë përleshjeve që zgjatën pothuajse tërë ditën, duke ngritur shqetësime për qëndrueshmërinë në rajonin e brishtë.

Një sasi e madhe armatimi u konfiskua gjatë këtij incidenti, për të cilin Kosova fajësoi Serbinë, akuza të cilat Beogradi i hodhi poshtë, duke thënë se grupi përbëhej nga qytetarë serbë të Kosovës të revoltuar me qasjen e Prishtinës.

Këto incidente u pasuan me shqetësimin e ngritur nga Shtetet e Bashkuara për një grumbullim të shtuar ushtarak serb në kufi me Kosovën dhe kërkesën Serbisë që urgjentisht të largonte forcat nga kufiri.

Mbi këto incidente të sigurisë, zyrtari tha se NATO-ja vazhdon t’i nxisë “të dyja palët që t’i trajtojnë këto situata me seriozitet maksimal, sidomos për sa i përket përgjegjësisë”.

“Është shumë e rëndësishme për NATO, jo vetëm pse ushtarët tanë u plagosën më 29 maj, por sepse pranimi i përgjegjësisë është pjesë e ecjes përpara në këtë proces politik. Të gjitha palët duhet ta ndjejnë se kanë përgjegjësi dhe po ashtu të ndihen që zëri i tyre po dëgjohet, në mënyrë që të jemi në gjendje të ecim drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme”, deklaroi zyrtari.

Moti sot: Me diell e temperatura deri në 37 gradë

0

Këtë të premte pritet të mbajë mot i nxehtë, me diell e vranësira të pakta gjatë ditës.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 18 dhe 21 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin prej 35 deri në 37 gradë.

Era do fryjë në disa drejtime të ndryshme me shpejtësi prej 6-26 km/h.