10.9 C
Prizren
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
Home Blog Page 999

Mot i vranët e me riga shiu

0

Sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Prizreni, qyteti më i preferuara për vizitorët

0

Shumë vizitorë nga qytete të ndryshme të Kosovës dhe vendet e rajonit, zgjedhin ta vizitojnë qytetin e Prizrenit.

Ka vetëm dy ditë që jemi futur në vitin e ri 2024 dhe mijëra vizitorë e shëtitën këtë qytet duke marrë edhe me vete qoftë dhe fotografi si kujtim.

Qyteti i Prizrenit, pas festave të fundvitit pret shumë mysafir nga vendi dhe rajoni. Këtë radhë vizitorët më të shumë ishin nga jugu i Shqipërisë. Kishte nga ata që vijnë për herë të parë  këtu.

“Komplet është shumë i bukur, bulevardi, pjesa e shëtitores të gjitha, është hera e parë që e vizitojmë. Zgjodhëm vetëm një ditë, por tani që e pamë që na pëlqeu shumë, do të vijmë prapë”, thotë për RTK-në Marcela Cenaj nga Lushnja.

“Nuk kishim ardhur më parë në Prizren, për herë të parë e kemi, unë vij nga Greqia, erdha kastile për të parë Prizrenin, me origjinë jemi që këtej, jemi shqiptarë mbi të gjitha, dolëm të kishim disa kujtime, do ta shikojmë, nuk diskutohet që do vijmë edhe herë tjetër”, tha Shpëtim Bajraktari nga  Fieri Shqipëri.

“Ne kemi ardhur edhe herë tjetër në Prizren, kemi vizituar muzeun, kemi parë edhe objektet e tjera, më shumë na pëlqen Prizreni i vjetër”, tha Naim Daka nga Fier.

“është një qytet i vjetër me të gjitha, ka një planimetri shumë të bukur, një mirvendosje, na pëlqen të shkojmë edhe tek kalaja”, tha për RTK-në Fehmi Qullhaj Kavajë

Padyshim bashkatdhetarët nga qytete të ndryshme të Kosovës, thonë se nuk kthehen në vendet e tyre të punës, pa e shëtitur Prizrenin.

“Në Suedi jetojmë, mirë çdo gjë është në rregull. Në muajin e 10 isha me gruan, shkum dikah, më pyetën i kahit je? I Prizrenit. Ke leshu Prizrenin ke ardh këtu? Por edhe Mitrovica e ka të vetën”, tha Irfan Hoti nga Prizreni.

“Më pëlqen shumë, janë mikpritës shumë, ushqimi më pëlqen e bëjmë një vizitë me fëmijë”, tha për RTK-në, Avdyl Krasniqi nga Prishtina.

Gjatë gjithë kohës, në ditë festash apo fundjave, objektet e trashëgimisë kulturore janë cak i vizitorëve. Sipas historianit Parim Kosova, grupet e organizuara të turistëve të huaj, me cicëron të tyre, mund ta shtrembërojnë historinë.

“Ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme, nuk dëmtojnë shumë, por ata nga vendet fqinje tonat, ata dëmtojnë shumë, ngase, historinë tonë e shtrembërojnë dhe tregojnë në bazë të interesave të platformave të tyre politike”, thotë historiani Parim Kosova.

Sidoqoftë, Prizreni mbetet i pëlqyer në dimër dhe në verë, qoftë edhe kalimthi, shprehen vizitorët.

Një vit nga rasti kur “Kobra” tronditi me krimin në Prizren/ Ja kur pritet të ngritët aktakuza

0

Sot po bëhen një vit nga vrasja në lokalin “Kobra City” në Prizren ku i dyshuari kryesor është Dibran Hoxhaj, i njohur me nofkën “Kobra”.

Aktakuza nuk është ngritur ende. Se kur pritet të ngritet për Insajderin ka folur avokati i tij, Nexhat Elshani.

Elshani konfirmoi se aktakuza pritet të brenda dy jave të para të janarit.

“E kam pranuar aktvendimin, brenda dy javësh ngritët aktakuza”, tha shkurt Elshani për Insajderin.

Për disa herë radhazi gjatë vitit 2023-të, “Kobrës” i ishte zgjatur masa e paraburgimit. Së fundmi në muajin, nëntor atij i ishte zgjatur masa prej 2 muajsh.

I akuzuar për vrasjen e të riut nga Kukësi, Dibran Hoxhaj ndodhet prapa grilave që nga janari i 2023-ës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

`Thaçi e të tjerët`, Specialja anulon katër seanca të muajit shkurt

0

Seancat e parapara të mbaheshin nga 12 deri më 15 shkurt për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale në Hagë janë shtyrë.

“Më 2 janar 2024, Trupi Gjykues miratoi pjesërisht kërkesën e Mbrojtjes së Veselit dhe i anuloi seancat në këtë çështje nga data 12 deri më 15 shkurt. Trupi Gjykues konstatoi se Mbrojtja ka treguar një arsye të vlefshme për një ndryshim të kufizuar të orarit për të garantuar që mundësia e Mbrojtjes për t’u përgatitur për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të ardhshëm të mos ndikohet nga vdekja e papritur e bashkëmbrojtësit të saj si dhe rekrutimi i mëpasshëm i zëvendësuesit të tij”, thuhet në njoftim.

Nga arresti, Berisha përshëndet “luftëtarët e lirisë”

0

“Duke përshëndetur miqtë që po protestojnë kundër diktaturës së Ramashenkos”.

Ish-kryeministri Sali Berisha është përshëndetur nga simpatizantët e tij që janë mbledhur poshtë pallatit.

Herë tjera, Berisha është parë në podiume, parlament e sheshe. Por, kësaj here mundësia e vetme e komunikimit me ta është dritarja e apartamentit.

Me dy gishtat lart duke përshëndetur me dorë dhe i shfaqur me dy bluza të ndryshme.

Ky është imazhi i përcjellë në videot e Berishës.

“Duke përshëndetur luftëtarët e lirisë në betejën e tyre pa kthim kundër diktaturës së drogës, krimit e korrupsionit”.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Nga ana tjetër, vajza e tij Argita Malltezi gjatë fjalës së saj para mbështetësve shprehu falënderime “për ardhjen, angazhimin tuaj në luftën për mbrojtjen e pluralizmit”.

“Të nisësh vitin e ri kështu është e vështirë, por është shumë motivues. Nuk ka sistem që prangos lirinë tuaj. Ky është vetëm fillimi. Kjo është beteja që ju do ta fitoni”.

Berisha, është zyrtarisht në arrest shtëpie me mbikëqyrje policore, ku vendimin e ka marrë Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas kërkesës nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

I shtyrë disa herë në kohë, ky vendim për Berishën vjen duke u lidhur me hetimet që po zhvillohen për çështjen e privatizimit të ish-klubit Partizani, për të cilin si Berisha, ashtu edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen për përfitime dhe korrupsion.

Në bazë të vendimit të GJKKO, Berisha ka të drejtë të komunikojë vetëm me personat me të cilët jeton në banesë, duke i pamundësuar kështu vizitat dhe komunikimet me persona të tjerë.

Më 21 dhjetor, ishte Kuvendi i Shqipërisë, ai i cili i hapi rrugën Berishës për t’u arrestuar nga SPAK.

Pavarësisht votimit vetëm me votat e mazhorancës, Berisha nuk e ka pranuar këtë vendim parlamentar ndaj tij dhe ndaj, mundet edhe të mohojë gjithë rrethanat e lënies në arrest shtëpie.

Vendimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 22.12.2023 i është drejtuar Gjykatës me kërkesën me objekt: Zëvendësim i masave të sigurimit personal shtrëngues, “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arrest në shtëpi” parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj personit nën hetim Z. Sali Berisha.

1-Në seancën gjyqësore të datës 30.12.2023, ora 12.00, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, gjyqtarja Irena Goka, pasi shqyrtoi kërkesën, vlerësoi çështjen në tërësi, dëgjoi palët në kërkimin përfundimtar, bazuar në nenet, 228, 229, 230, 231, 232, 233, 237, 249, 260/2, 466 të Kodit të Procedurës Penale,

VENDOSI:

1-Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

2-Zëvendësimin e masave të sigurimit personal me karakter shtrëngues “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale dhe Ndalim i daljes jashtë shtetit” parashikuar nga neni 233 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin Nr.112, datë 20.10.2023, verifikuar me vendimin nr. 117 datë 26.10.2023, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, lënë në fuqi me vendimin nr. 56 datë 21.11.2023, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me masën e sigurimit personal shtrëngues “arresti në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj shtetasit nën hetim Sali Berisha, i biri i Ramës dhe i Shiqere-s, i datëlindjes 15.10.1944, lindur në Tropojë, me nr. personal E40701031R, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

2.1-Urdhërohet shtetasi nën hetim Sali Berisha, të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën: Rruga “Mustafa Matohiti“, Ndërtesa 36, Hyrja l, Nd. 036, Njësia Administrative nr. 2, Tiranë si dhe të mos komunikojë me persona të tjerë përveç atyre që bashkëjetojnë në të njëjtën banesë me të.

3-Për ekzekutimin e këtij vendimi ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përfaqësuar nga prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

4- Mbikëqyrja e zbatimit të masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si dhe urdhërimeve të përcaktuara në këtë vendim të kontrollohet nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

5-Kundër këtij mund të bëhet ankim nga palët, brenda pesë ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Por me çfarë ka të bëjë konkretisht çështja e Berishës?

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë (SPAK) do të zbulonte përmes një njoftimi zyrtar detajet hetimore lidhur me privatizimin e ish-kompleksit të klubit Partizani.

Në mesin e të akuzuarve ishin ish-kryeministri Sali Berisha me veprimet e tij konkrete për të bërë që dhëndri i tij Jamarbër Malltezi të përfitonte nga kjo skemë e parregullt.

Më saktë, objekti i hetimit të këtij procedimi penal, sipas SPAK-ut, ishin veprimet e kryera nga funksionarë të lartë shtetërorë dhe persona të tjerë, për privatizimin e terreneve dhe objekteve sportive të “Klubit të Futbollit Partizani” dhe “Klubit Shumësportësh Partizani”.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Berisha ka konsumuar veprën penale të ‘Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë’, e kryer në bashkëpunim me shtetasin Jamarbër Malltezi, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal.

SPAK shton se Berisha në cilësinë e tij si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, dyshohet se ka kryer veprime konkrete dhe aktive, në miratim ligjesh apo aktesh nënligjore.

Kjo, me qëllim përshtatjen e tyre sipas nevojave që paraqiteshin për pesë familjet e njohura pronare, ku fitues i drejtëpërdrejtë ndër të tjerë, rezultonte të ishte Jamarbër Malltezi.

Berisha, dyshohet madje se ka kryer veprime aktive për kryerjen e kontrolleve administrative, me qëllimin e ushtrimit të presionit dhe dhënien e urdhërave konkrete, për konkludimin e procedurave të privatizimit, në favor ndër të tjerë, edhe të Jamarbër Malltezit, vijon SPAK-u.

Sipas Prokurorisë, Berisha dyshohet se ka kryer po ashtu veprime aktive në vendosjen në dispozicion të Malltezit, të strukturave të ndryshme të administrates shtetërore për realizimin e procesit të privatizimit të pronës shtetërore. AlbanianPost

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Kylian Mbappe i hapur për transferimin te Liverpool

0

Kylian Mbappe raportohet se është duke konsideruar një kalim te Liverpool nga Paris Saint-Germain në afatin kalimtar të verës.

25-vjeçari ka vazhduar të shkëlqejë në kryeqytetin francez këtë sezon, duke shënuar 18 gola dhe duke dhënë dy asistime në vetëm 16 ndeshje të Ligue 1.

Mbappe ka fituar tashmë një Kupë Bote me Francën në 2018 dhe është lidhur me një largim nga “Parc des Princes”.

Që kur u transferua përgjithmonë te PSG nga Monaco në verën e 2018, sulmuesi ka shënuar 212 gola në 238 paraqitje për kampionët e Francës.

Sipas gazetës franceze, “Le Parisien”, Liverpool është në garën për të siguruar shërbimet e Mbappe në fund të sezonit. Raporti pretendon se sulmuesi i klasit botëror po shqyrton opsionet e tij përpara dritares së verës, një nga të cilat është një kalim në “Anfield”.

Mësohet se trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp është shumë i etur për të sjellë Mbappe-n në Merseyside në fillimin e sezonit 2024-25.

Me marrëveshjen e francezit në “Parc des Princes” që skadon në qershor, ai është i lirë të flasë me klubet e tjera për një lëvizje të mundshme në dritaren e verës.

Është raportuar gjerësisht se Real Madrid-i është favorit për nënshkrimin e Mbappe-s, edhe pse klubi spanjoll nuk është i vetëm në interesin e tij.

Liverpool do të bëjë një përpjekje serioze për të nënshkruar me 25-vjeçarin dhe ai nuk po përjashton një transferim në “Anfield” në këtë fazë.

Nëse Mbappe do të transferohej në “Bernabeu”, sugjerohet se ai do të fitonte dy herë më shumë se shokët e tij më të paguar, një fakt që mund të shkaktojë trazira në dhomën e zhveshjes.

Para pushimit dimëror në Francë, Mbappe shënoi një dopietë të shkëlqyer për PSG-në gjatë fitores së tyre 3-1 në shtëpi ndaj Metz-it, duke e dërguar skuadrën e Luis Enrique pesë pikë përpara Nice-s së vendit të dytë në renditjen e Ligue 1. Albanian Post

Dritë e zemrës së diellit

0
Nga Skënder Berisha 
*Dëshmorit, Naser Xhafa
I kishte veç njëzetë
Në zemrën e tij
Gjakonte liria
Veç liria
Ai ishte vet pranvera
Era ia merrte flokët
Edhe gjethet e njoma
I thërriste shokët
Në ritmin e krismave
Rrihte zemër e tij
Në vijën parë të zjarrit
Ai aty rri
Tash kënga mbruhet jetë
Nga frymë e tij
Përjetësisht endet tokës e qiellit
Dritë e zemrës së diellit
Mund të jetë një imazh i 1 person

Claudio Echeverri nënshkruan kontratë gjashtëvjeçare me Manchester Cityn

0

Ylli 17-vjeçar i River Plate, Claudio Echeverri, thuhet se i ka dhënë dritën jeshile një marrëveshjeje gjashtëvjeçare me Manchester City-n.

Kampionët e Premier League, Evropës dhe të botës mësohet se kanë shtrënguar duart me homologët e tyre argjentinas për një marrëveshje prej 21.7 milionë paund për Echeverri-n, i cili ishte gjithashtu në radarin e Chelsea dhe Real Madrid.

Echeverri, i cili do të festojë ditëlindjen e tij të 18-të të marten, më 2 janar, do të qëndrojë në atdheun e tij përpara se të lidhet me Man City në dhjetor 2024, dhe sipas gazetarit Fabrizio Romano, të dy klubet janë duke shkëmbyer dokumentet aktualisht.

Gazetari shton se Echeverri ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare në “Etihad Stadium”, e cila do ta mbajë atë të lidhur me skuadrën e Pep Guardiola-s deri në vitin 2030.

Playmaker-i i lindur në vitin 2006 ka fituar vetëm gjashtë paraqitje për ekipin e parë të River Plate deri më tani, duke realizuar një gol dhe duke fituar Primera Division të Argjentinës 2023 dhe Trofeo de Campeones.

Ndërsa Echeverri ende nuk ka pasur një ndikim në ekipin e parë të River Plate, ai tërhoqi vëmendjen e shumë klubeve anembanë Evropës me një sërë paraqitjesh të jashtëzakonshme për U-17-at e Argjentinës në Kampionatin e Amerikës së Jugut dhe Kupën e Botës.

Gjatë turneut kontinental të prillit, Echeverri doli me pesë gola dhe tre asistime në tetë ndeshje, duke mbajtur shiritin e kapitenit në gjashtë prej tyre, ndërsa Argjentina përfundoi në vendin e tretë.

Echeverri përfundoi Kampionatin e Amerikës Jugore U-17 2023 si golashënuesi më i mirë i turneut dhe ai mbajti shiritin e kapitenit për Kupën e Botës U-17 që u zhvillua në nëntor dhe dhjetor.

Sulmuesi i ardhshëm i Man City shënoi pesë gola në Kupën e Botës, si dhe dha dy asistime, por Argjentina u eliminua me penallti në gjysmëfinale nga Gjermania përpara se të mposhtej edhe nga Mali në play-off-in e vendit të tretë.

Megjithatë, Echeverri mori në shtëpi Këpucën e Bronztë, duke përfunduar në listat e golashënuesve me Ibrahim Diarra të Malit dhe pas fituesit dhe shokut të skuadrës Agustin Ruberto.

17-vjeçari do të synojë të ndjekë gjurmët e Julian Alvarez në “Etihad”, një tjetër produkt i dikurshëm i River Plate që ka bërë emër në Premier League nën drejtimin e Guardiola-s.

Alvarez shkëlqeu gjatë gjysmës së parë të sezonit 2023-24 me 12 gola dhe nëntë asistime nga 28 ndeshje.

Në mungesë të Erling Haaland, i cili aktualisht është jashtë fushës me një dëmtim në këmbë, Alvarez ka shënuar në ndeshjet radhazi në Premier League kundër Everton dhe Sheffield United, ndërsa operoi në majë të sulmit.

Një fitore 2-0 ndaj “Blades” të shtunën e pa Man City-n të ngjitet në vendin e tretë në tabelën e Premier League dhe skuadra e Guardiola-s tani përgatitet të fillojë mbrojtjen e kurorës së tyre në FA Cup kundër Huddersfield Town në ndeshjen e raundit të tretë të së dielës. Albanian Post

Jetonte i vetëm, gjendet pa shenja jete një burrë në Prizren

0

Të hënën një burrë është gjetur pa shenja jetë në banesën e tij në Prizren.

Në raportin 24-orësh të Policisë, thuhet se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, raporton Klan Kosova.

“Prizren / 01.01.2024. Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në banesë ku jetonte i vetëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raport.

80 vjet nga përfundimi i Konferencës së Bujanit

0

 

Konferenca e Bujanit është mbajtur më 31 dhjetor 1943 e deri me 2 janar 1944, si rikonfirmim i rrethanave të reja të krijuara pas Mbledhjes së Mukjes, si dhe rezultat i mos përfshirjes së Kosovës dhe viseve tjera shqiptare nën sundimin e ish Mbretërisë SKS, (Konferenca e Bujanit), e cila u mbajt pikërisht për t’i kundërshtuar vendimet e Mbledhjes së II të AVNOJ-it në Jajcë (29-30 nëntor 1943) dhe mos përfshirjes së Kosovës si subjekt i pavarur që deri atëherë ishte përfaqësuar përmes Malit të Zi në KAÇKJ-së.

Bujani si një vend pritje e përfaqësuesve të dy kombësive (shqiptarëve dhe serbëve) që kërkonin një marrëveshje për parandalimin e konflikteve të mëtejshme ndëretnike.

Mbledhja e Konferencës u mbajt në kullën e Sali Manit, Bajraktarit të Krasniqes, që ndodhej pranë bazës së Shtabit Kryesor të UNÇ të Kosovës dhe të Komitetit Krahinor për Kosovë e Rrafshi i Dukagjinit, ku morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin të gjitha viset dhe shtresat shoqërore të Kosovës.

Midis pjesëmarrësve kishte komunistë, nacionalistë dhe atdhetarët të tjerë demokratë, përfaqësues të Forcave të Armatosura, të rinisë e të gruas antifashiste etj.

Në këtë konferencë morën pjesë 49 delegatë që përfaqësonin popullin e Kosovës dhe forcat politike të rreshtuara te Fronti Antifashist Nacional-çlirimtar i Kosovës. Konferenca shqyrtoi tri ditë radhazi problemet që dilnin nga lufta kundër pushtuesit.

Ajo zgjodhi kryesinë prej 9 vetash: Mehmet Hoxha (kryetar) ish-prefekt i Elbasanit, Rifat Berisha (nënkryetar), Pavle Joviqeviçin (nënkryetar), Xheladin Hana (anëtar), Fadil Hoxha (anëtar), Hajdar Dushi (anëtar), Zekeria Rexha (anëtar), Milan Zeçarin (anëtar) dhe Ali Shukriun (anëtar).

Konferenca e Bujanit doli me një dokument përfundimtar, me rezolutë të miratuar në konferencë, ku thuhet: Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është krahinë e banuar me shumicë nga populli shqiptar, i cili, si gjithmonë, ashtu edhe sot, dëshiron me u bashkue me Shqipërinë. Formulimi i një qëndrimi të tillë, siç thoshte Hajdar Dushi, mbështetej në vetë deklaratat e PKJ-së dhe të KANÇ-it të Jugosllavisë, në të cilat njihej parimi i vetëvendosjes së popujve deri në shkëputje, parim bazë ky i Kartës së Atlantikut, i shpallur solemnisht nga aleatët e koalicionit antifashist.

Më poshtë në rezolutë theksohej se Lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist e rrogëtarëve të tij, është e vetmja rrugë për me fitue lirinë, në të cilën të gjithë popujt, pra edhe populli shqiptar, do të kenë mundësi me vetëvendosë mbi fatin e tyre, me të drejtën e vetëvendosjes deri në shkëputje. Garant për këtë është UNÇ i Jugosllavisë dhe UNÇSH i Shqipërisë, me të cilën është ngushtësisht e lidhur. Përveç këtyre, për këtë garantojnë aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika (Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskës dhe e Teheranit).

Kosova dhe Rrafshi i Dukagjinit është një anë, e cila popullohet në pjesën më të madhe nga popullsia shqiptare, e cila, si gjithmonë, dëshiron edhe sot të bashkohet me Shqipërinë. Prandaj, e ndiejmë për detyrë ta vëmë në dukje rrugën e vërtet në të cilën duhet të ecë populli shqiptarë për të realizuar aspiratat e vehta. Rruga e vetme për t’u bashkuar me Shqipërinë, për shqiptarët e Kosovës dhe të Rrafshi i Dukagjinit, është lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë.

Në vitin 1946 Tito ka deklaruar për agjencinë amerikane Associated Press se Kosova dhe territore të tjera shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë. Udhëheqësi i ish-Jugosllavisë, Josip Broz Tito i ka premtuar Enver Hoxhës, në vitin 1946, se do t’i kthente Kosovën dhe territore të tjera shqiptare që ndodheshin në bashkimin jugosllav. Gazeta serbe Pravda shkruan se Tito në vitin 1946 për pak sa nuk i ka “dhuruar” Hoxhës Kosovën dhe Metohinë, por edhe territore të tjera shqiptare. Pak e njohur është për botën, ku ish-udhëheqësi jugosllav kishte thënë hapur se: Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do t’i kthehen Shqipërisë, transmeton Shekulli shkrimin e gazetës serbe.

“Nëse komunistët vijnë në pushtet në Shqipëri, ajo (Kosova) mund të jetë nën juridiksionin e Tiranës”, ka thënë atëbotë udhëheqësi jugosllav për “Associated Press”.

“Kreu i shtetit shqiptar, Enver Hoxha gjithmonë ka thënë se mareshali Tito i ka premtuar në fund të qershorit të vitit 1946, se Kosova dhe territore të tjera me shumicë shqiptare do të jenë pjesë e Shqipërisë. Megjithatë, këtyre deklaratave nuk u është dhënë rëndësi pasi marrëdhëniet mes Tiranës dhe Beogradit kanë qenë gjithnjë të tensionuara”, shkruan më tej gazeta serbe.

Dora e djathtë e Titos, Edvard Kardel, sipas disa teorive konspirative, me rastin e vizitës së tij në Moskë i kishte thënë Stalinit se Kosova do t’i jepet Shqipërisë, me luftën e tyre kundër okupatorit dhe shërbëtorëve të tij.