6.9 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Lyra Hoxha nga klasa e tetë kaloi në të dhjetën

Nxënësja Lyra Hoxha, nga Prishtina, ka përfunduar klasën e tetë në shkollën fillore “Elena Gjika”. Për dallim nga bashkëmoshatarët e saj, ajo nuk do t’i ndjekë mësimet e klasës së nëntë, sepse është avancuar në klasën e dhjetë pasi ka përfunduar me sukses të gjitha testet, bazuar në një udhëzimin administrativ për avancim të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Këtë sukses Lyra ua dedikon edhe mësimdhënësve të saj, të cilët, siç ka thënë për KosovaLive, ishin ata që propozuan avancimin e saj, e nxitën dhe e mbështetën që të ecë përpara.

“Në fakt mësimdhënësit ishin ata që më propozuan dhe ma zgjatën dorën për një shteg kaq të rëndësishëm për mua. Ata jo vetëm që më mbështetën, por edhe më nxitën që të eci përpara. Edhe shoqërisë i jam mirënjohëse për përkrahjen e vazhdueshme”, ka thënë ajo.

Lyra synon që shkollën e mesme të lartë ta vazhdojë në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë, përkatësisht në drejtimin natyror, sepse, siç ka thënë ajo, është e orientuar në lëndët ekzakte si: matematikë, kimi e posaçërisht fizikë.

“Në mesin e pasioneve të mia do të përmendja shkrimin e eseve dhe muzikën. Por, mbi të gjitha pasioni im është shkenca, më konkretisht fizika. Andaj edhe merrem me aktivitete jashtëshkollore shkencore. Unë jam anëtare aktive në klubin e astronomisë ‘Astronomy Outreach of Kosovo’. Po ashtu, pëlqej që të marrë pjesë edhe në ligjërata të ndryshme”, ka shtuar Lyra. /KosovaLive

Më Shumë

Robert De Niro do të luajë në njê film për Kosovën

Një film ndërkombëtar që do të trajtojë luftën e Kosovës pritet të mbledhë dhjetëra aktorë të njohur të Hollywood-it, përfshirë edhe legjendën e kinemasë...

Mbi 2400 gjoba dhe 52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të...

Lajmet e Fundit