17 vjeçari kapet me narkotikë në Prizren

Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në rrugën “Tahir Sinani” në Prizren, ku gjatë patrullimit në një pikë kontrolli, Policia ka ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Sinjali mëson se gjatë kontrollimit të veturës, te një pasagjer, i moshës së mitur, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi të substancës narkotike, të dyshuar marihuanë.

Bëhet fjalë për një 17-vjeçar, i cili pasi u kap me narkotikë dhe është shoqëruar në stacionin policor në Prizren, ku është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën për të cilën ngarkohet.

Prokurori  ka nisur hetimet për veprën ‘Posedim i paautorizuar i substancave narkotike psikotrope ose analoge”.

Më Shumë

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Karnevalet Golden Eagle nisin në Suharekë

Sot nis edicioni i ri i Karnevaleve Golden Eagle në Suharekë, një nga ngjarjet më të mëdha festive që mbledh çdo vit mijëra vizitorë...

Lajmet e Fundit