5.1 C
Prizren
E martë, 25 Nëntor, 2025

19 vjet nga hyrja e NATO-s në Kosovë

Sot bëhen 19 vjet që kur trupat e NATO-s u futën në Kosovë për t’i dhënë fund masakrave dhe shovinizmit serb mbi qytetarët e pafajshëm të Kosovës.

Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe (ushtrisë, policisë dhe paramilitarëve) dhe pas shumë masakrave të kryera ndaj civilëve shqiptarë.

Hyrja e trupave të NATO-s u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson. Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova.

Dita e Çlirimit të Kosovës, së bashku me pavarësinë, konsiderohen si ngjarje që kanë shënuar kthesën më të madhe në histori.

Më Shumë

Vërmicë: Në autobusin ku u gjet droga, nuk pati pasagjerë

Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se në autobusin që sot janë gjetur rreth 120 kilogram nuk kishte pasagjerë. Ky autobus ishte ndaluar...

Lumni Lushaj humbi jetën në një aksident trafiku

Ka ndërruar jetë veprimtari dhe humanisti hasjan, Lumni Lushaj, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lushaj ishte një personalitet i çmuar, i cili ia kushtoi...

Lajmet e Fundit