20 gra me aftësi të kufizuara nga Malisheva, qëndrojnë në Shqipëri

MalishevaNjë grup prej 20 personave, me aftësi të kufizuara, kryesisht gra ma aftësi të kufizuar nga Malisheva, po qëndrojnë në Shqipëri, në një ekskursion disa ditorë. Ky ekskursion është mbështetur nga kryetari i Malishevës, Isni Kilaj dhe është në vazhdën e mbështetjes së vazhdueshme për këtë qendër rehabilituese.

Koordinatorja e Qendrës së Rehabilitimit “Hanidkos” në Malishevë, Feride Hoxha, tha qëllimi i këtij ekskursioni, është vizita e vendeve kulturore dhe historike në Shqipëri”.

“Unë e falënderoj Komunën e Malishevës dhe Kryetari Kilaj, për mbështetjen e vazhdueshme që na ka dhënë si qendër rehabilituese, si dhe për mbështetjen, në këtë organizim”, ka thënë Hoxha.

Kryetari Kilaj, si çdo vit, edhe këtë vit, kishte nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi, për mbështetjen e Qendrës Rehabilituese “Handikos” në Malishevë./PrirenPress.com/

 

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

UPZ shpall konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2026/2027

Senati i Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve baçelor për vitin akademik 2026/2027. Sipas...

Lajmet e Fundit