8.2 C
Prizren
E premte, 6 Shkurt, 2026

22 vite solidariteti në Ratkoc: Aksioni vjetor i dhurimit të gjakut në nder të Mehmet Hotit

Fshati Ratkoc në Komunën e Rahovecit organizoi edhe këtë vit aksionin vjetor të dhurimit vullnetar të gjakut, i cili mbush 22 vite traditë. Ky aksion iu dedikua nismëtarit të tij, Mehmet Hoti – Baca Met, i cili ndërroi jetë vitin e kaluar.

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut i ndau mirënjohje post mortum për kontributin e tij të çmuar në promovimin e humanizmit dhe solidaritetit, raporton PrizrenPress.

Aksioni u shoqërua me pjesëmarrje të madhe të dhuruesve vullnetarë, duke dëshmuar gatishmërinë e komunitetit për t’i dalë në ndihmë pacientëve në nevojë për gjak dhe produkte të gjakut. Në këtë iniciativë u përfshi edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i cili dhuroi gjak për të mbështetur këtë nismë fisnike.

Një pjesë e stafit të Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut gjithashtu iu bashkua aksionit, duke dhënë shembull të përkushtimit dhe solidaritetit humanitar.

“Faleminderit të gjithë dhuruesve, organizatorëve dhe komunitetit për kontributin dhe mbështetjen e vazhdueshme në këtë aksion humanitar”, thuhet në njoftimin e  Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut./PrizrenPress.com/

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Rreth 2 mijë e 200 gjoba trafiku për 24-orë, policia njofton për mbi 50 aksidente

Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se janë shqiptuar 2 mijë e 181 gjoba trafiku. Gjatë kësaj kohe, njofton policia, kanë...

Ylli nuk ndalet, prezanton tjetër transfer me përvojë nga NBA

Tjetër transfer është prezantuar sot nga Golden Eagle Ylli. Brenda dy ditëve therandasit kanë nënshkruar me lojtarin e tretë të huaj. Bëhet fjalë për organizatorin...

Lajmet e Fundit