1.7 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

22 vjet burgim ndaj Darko Tasiq për krime lufte në Krushë të Vogël

Gjykata Themelore në Prizren ka dënuar me 22 vite burgim të akuzuarin për krime lufte, Drko Tasiq.

Për pikën e parë të aktakuzës, Tasiq u dënua me 7 vite burgim, kurse për atë të dytën me 15 vite burgim.

Sipas aktakuzës, Tasiq akuzohet se fillimisht gjatë periudhës 15 – 26 mars 1999, ka marrë pjesë së bashku me forcat policore dhe para ushtarake serbe, për të plaçkitur dhe shkatërruar pasuritë e popullsisë civile, duke djegur shtëpi, duke marrë automjetet bujqësore dhe sendet tjera me vlerë të të fshatarëve në përgjithësi dhe familjes Hajdari në veçanti.

Aktakuza e PSRK-së e ngarkon të akuzuarin Tasiq edhe me përdhosjen e trupave të pajetë, duke i djegur kufomat së bashku me forcat tjera policore dhe paramilitare dhe duke i hedhur kufomat në lumin Drin, në një vend jashtë fshatit Krushë e Vogël, shkruan Express.

Sipas aktakuzës, i akuzuari me veprimet e tij ka kryer sulm mizor kundër dinjitetit njerëzor dhe kërkohet që i njëjti të dënohet sipas ligjit aktual me jo më pak se 5 vjet burgim ose me burgim afatgjatë ose sipas ligjit të mëhershëm, me jo më pak se 5 vjet ose deri në 20 vjet burgim efektiv.

Më Shumë

Dënime deri në 5 vjet burgim për ata që prekin vullnetin qytetar

Prej 1 deri në 5 vjet burgim parashihen në Kodin Penal të Republikës së Kosovës për ata që zbulohen se kanë futur duart në...

E rrahu nënën deri në vdekje, autori i krimit në Dragash u dënua tri herë për dhunë në familje

Rasti i rëndë që ndodhi këtë të mërkurë në fshatin Restelicë të Dragashit, ku një grua dyshohet se u vra nga i biri, tronditi...

Lajmet e Fundit