8.3 C
Prizren
E shtunë, 14 Mars, 2026

Çeku: Kërcënimet ndaj meje, të nxitura nga mediat që kontrollohen nga Vuçiq

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Kosovë, Hajrulla Çeku thotë se kërcënimet me jetë ndaj tij nga serbët, janë nxitur kryesisht nga mediat në Serbi, të cilat kontrollohen nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Në një intervistë për Euronews Albania, Çeku u shpreh se ndër ata që e kanë kërcënuar në rrjete sociale, ka edhe profile të rreme.

Çeku nënvizoi se kërcënimet erdhën pas reagimit ndaj flamurit, ku gjendej harta e Kosovës me ngjyrat e Serbisë, shpalosur fillimisht nga tifozët serbë në Botërorin “Katar 2022” dhe më pas nga futbollistët serbë në dhomat e zhveshjes, transmeton Paparaci.

“Ka të ndryshme. Jam munduar të hulumtoj se çfarë profilesh janë, se kush janë këta njerëz, çfarë përfaqësojnë. E para, është besimi im, që një pjesë e madhe e këtyre kërcënimeve, me përmbajtje shumë problematike, edhe fyese, edhe me gjuhë të urrejtjes, janë kryesisht të nxitura nga mediat e Serbisë, që kryesisht kontrollohen nga regjimi autokratik i Vuçiçit atje.

Pra, janë të nxitura nga një qasje, që e dimë të gjithë se çfarë e ka Vuçiçi në raport me Kosovën. Por janë edhe profile me emra, mbiemra të personave që janë lehtësisht të identifikueshëm, mirëpo ka edhe profile që janë fake.

Federata Botërore e Futbollit (FIFA) ka njoftuar të shtunën se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës Serbe të Futbollit për varjen e një flamuri me përmbajtje politike në raport me Kosovën në dhomat e zhveshjes përpara se të luante të enjten me Brazilin në Kupën e Botës në Katar.

Më Shumë

Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz në Malishevë

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj 5 të pandehurve për veprën [penale...

Totaj kujton intelektualin prizrenas Xhemil Doda në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka përkujtuar me nderim 50-vjetorin e ndarjes nga jeta të intelektualit dhe atdhetarit të shquar prizrenas Xhemil...

Lajmet e Fundit