2.4 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Shpallet fajtor për korrupsion zyrtari i Qendrës për Regjistrimin e Automjeteve në Malishevë

Pas shpalljes së këtij aktgjykimi, kryetari i trupit gjykues, Ilir Rashkaj njoftoi se për këtë rast do të mbahet një seancë dëgjimore për caktimin e dënimit, pas kërkesës së mbrojtëses së të akuzuarit Besart Gashi, avokate Albana Kelmendi.

I njëjti ka bërë te ditur për “Betimi për Drejtësi” se po ashtu gjykata do të vlerësoj se a do të përmbushen-plotësohen kushtet që po atë ditë të bëhet shpallja e sanksionit dhe lartësia e dënimit për të akuzuarin i cili sot u shpall fajtor.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhet se Besart Gashi, në cilësi të personit zyrtar në Qendrën për Regjistrimin e Automjeteve në Komunën e Malishevës, ka bërë shkelje ligjore në 623 raste të regjistrimeve të automjeteve, duke i shkaktuar dëm në vlerë prej 5 mijë e 700 euro Komunës së Malishevës.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Më Shumë

Mesjava sjell super përballje në ProCredit Superligë

Të mërkurën dhe enjten zhvillohen ndeshjet e javës së 12-të të ProCredit Superligës. Në këtë mesjavë priten shumë përballje interesante, me elitën e basketbollit,...

Borë e acar në ndërrimin e motmoteve, paralajmërohen temperatura deri në -20 gradë

Menaxheri i departamentit meteorologjik në KANS, Sherif Gosalci, përmes një postimi në Facebook ka thënë se do të ketë mjegull në ditët në vijim...

Lajmet e Fundit