22.8 C
Prizren
E enjte, 18 Korrik, 2024

Sot varroset 26-vjeçari që u ther për vdekje në Prizren

Sot do të varroset 26-vjeçari, Auron Thaqi, i cili u therr me thikë mbrëmjen e 6 korrikut, derisa vdiq në QKUK të nesërmen.

Në njoftimin e familjes thuhet se ceremonia e varrimit do të mbahet sot në orën 14:00, në varrezat e qytetit në Prizren.

“Ndërroi jetë më 07.07.2024, në moshën 26-vjeçar. Varrimi do të bëhet ditën e enjte me namaz të drekës me 11.07.2024, në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Prizren”, thuhet në njoftim.

“Ndërroi jetë më 07.07.2024, në moshën 26-vjeçar. Varrimi do të bëhet ditën e enjte me namaz të drekës me 11.07.2024, në orën 14:00 në varrezat e qytetit në Prizren”, thuhet në njoftim.

Rasti ka ndodhur më 6 korrik rreth orës 23:55 në lagjen Bazhderhane në Prizren, ku 26-vjeçari ishte gjetur i shtrirë në tokë. Ai kishte vdekur një ditë më pas në repartin intensive të QKUK’së.

Bazuar në informatat e para, Policia ka thënë se viktima ishte hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur.

“Me datë 06.07.2024 rreth orës 23:55 është raportuar që në lagjen Bazhderhane në Prizren është një person i shtrire në tokë. Patrolla policore i është përgjigjur rastit ku është kuptuar që viktima ishte therrur me thikë. Është njoftuar urgjenca e qytetit,  të njejtin e kanë dërguar në emergjencen e spitalit rajonal të Prizrenit për tretman mjekësor e më pas për shkak të gjendjes së rëndë i lënduari është dërguar në QKUK në Prishtinë.  Nga informatat e para dyshohet se  viktima është hedhur në rrugë nga një automjet nga persona të panjohur. Sot me datë 07.07.2024 rreth orës 21:00 nga reparti intensiv i QKUK-s policia është njoftuar se viktima A.Th., mashkull, 26 vjeçar ka ndërruar jetë”, ka konfirmuar Policia.

Një i dyshuar me rastin u arrestua po atë ditë, derisa një tjetër është arrestuar para dy ditësh.

“LËNDIM I RËNDË TRUPOR- Prizren 06.07.2024-23:50. Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar dhe i njejti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.” Sipas Policisë, i arrestuari i dytë dyshohet për “Lëndim të rëndë trupor”, “Mosdhënia e ndihmës” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Marketing

Kompania “G&M Stone”, lidere në përpunimin dhe prodhimin e gurëve në Kosovë

“Bashkimi Reisen” organizon udhëtime turistike çdo natë: Prizren – Ulqin dhe Ulqin – Prizren

Lëshohet me qira lokali për biznesin tuaj në Prizren

“Edi Alumin” në Prizren shpall konkurs për mjeshtër të dyerve dhe dritareve të plastikës

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

 

Më Shumë

Temperatura përvëluese do ta mbizotërojnë Kosovën edhe javës që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit për javën e ardhshme. Në njoftim bëhet e ditur se temperaturat përvëluese do të...

Osmani, mërgimtarëve: Jeni zemra dhe shpirti i Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një videoje të postuar në rrjetet sociale ka disa pjesë të Kosovës, duke kërkuar nga mërgimtarët që të...

Lajmet e Fundit