Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka njoftuar për arrestimin e një personi të kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore në Prizren për veprën penale të “Kanosjes”, përcjell PrizrenPress.
Në njoftimin e saj, policia bën të ditur se i dënuari E.Q., 46 vjeçar, është arrestuar në Prishtinë më 29 gusht 2024 dhe, pas përfundimit të procedurave policore, është dërguar për vuajtje të dënimit prej një viti burgim.
“Me 29.08.2024, në Prishtinë është arrestuar i dënuari E.Q, 46 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresat, Ai ishte i kërkuar me urdhëresë gjyqësore nga Gjykata Themelore ne Prizren, për veprën penale “Kanosje”. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës të gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej një viti (1) burgim”, thuhet në njoftimin e policisë.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka bërë me dije se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatave./PrizrenPress.com
Marketing
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit