25.8 C
Prizren
E shtunë, 28 Shtator, 2024

Kërkohet përjashtimi i prokurorit nga lënda për vrasjen me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prziren, në gjykimin për vrasjen e M.K., me thikë tek “Tranziti i ri” në Prizren, i akuzuari Albert Ademaj ka kërkuar përjashtimin e prokurorit Genc Nixha nga kjo lëndë.

Në këtë rast, Orhan dhe Albert Ademaj ngarkohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje, me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K., raporton “Betimi për Drejtësi”.

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

I akuzuari Ademaj kërkoi nga trupi gjykues përjashtimin e prokurorit Nixha, me arsyetimin se gjatë tërë kohës ka provokuar dhe kërcënuar me fjalë të ndryshme.

Po ashtu, i akuzuari ka arsyetuar kërkesën e tij duke theksuar fjalët më të cilat, sipas tij, prokurori i ishte drejtuar atij, duke i thënë “ulu aty edhe mos e lyp thikën ti”.

“Gjithashtu na ka quajtur edhe “terroristë” dhe se gjatë tërë kohës është përzier në dhënien e deklarimeve të dëshmitarëve”, tha i akuzuari Ademaj.

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

Në anën tjetër, mbrojtësi i të akuzuarit Orhan Ademaj, avokati Blerim Mazreku ka propozuar që të dëgjohen edhe një herë të gjithë dëshmitarët dhe të zbardhet rasti në lidhje me thikën e tani të ndjerit, ashtu siç edhe ka udhëzuar Gjykata e Apelit.

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Sipas avokatit Mazreku, dëshmitari kryesor i Prokurorisë është Miran Halili dhe se i njëjti është i njohur për gjykatën ngase është i paraburgosur pasi akuzohet për vrasjen e prindit të tij. Tha se ky dëshmitar ka probleme me shëndetin dhe këtë e tregojnë dokumentacionet mjekësore.

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Mazreku po ashtu tha se Prokuroria tani të ndjerit M.K., i kishte ngritur aktakuzë 19 ditë pasi që ka ndërruar jetë, lidhur me rastin që dy vite më parë tani i ndjeri e kishte therur me thikë të akuzuarin Orhan Ademaj në gjoks.

Sipas tij, vetë Prokuroria me mostrajtimin e rastit “e ka marrë në qafë të ndjerin dhe të akuzuarin”.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Kurse, prokurori Nixha ka thënë se mbrojtja e ka kthyer vendimin e Gjykatës së Apelit  në favorin e tyre. Tha se ky rast është kthyer në rigjykim për shkak të ricilësimit në lidhje me bashkëkryerjen e veprës penale dhe ndihmës në kryerjen e veprës penale.

Gjithashtu, prokurori Nixha ka propozuar që deklaratat e dëshmitarëve të lexohen, duke theksuar se nuk ka nevojë që ata të rimerren sërish në pyetje për dhënien e dëshmisë.

Propozimin për leximin e deklaratave të dëshmitarëve e kundërshtoi avokati Mazreku, pasi dëgjimin e dëshmitarëve të tjerë e ka konsideruar mëse të nevojshme, përveç nënës së tani të ndjerit Z.K., për të cilën propozoi të mos dëgjohet.

Por, kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi e ka kundërshtuar propozimin e porokurorit Nixha lidhur me leximin e deklaratave të dëshmitarëve. Ajo ka aprovuar propozimin që të mos dëgjohet dëshmitarja- nëna e të ndjerit Z.K.

Në këtë seancë u dëgjua edhe vëllai i tani të ndjerit P.K., i cili u pyet nëse ka qenë në dijeni se ndaj vëllait të tij kishte ndonjë aktakuzë të ngritur lidhur me therjen e tani të akuzuarit.

Për këtë, P.K., tha se nuk ka qenë në dijeni lidhur me aktakuzën për të cilën pretendonte prokurori dhe shtoi se qëndron pranë të gjitha deklarimeve që i ka dhënë më parë.

Pas kësaj, seanca e sotme u ndërpre, ndërsa kërkesa për përjashtimin e prokurorit të rastit do të dërgohet tek u.d. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prizren në gjykimin e parë, më 28 dhjetor 2023 të akuzuarin Orhan Ademaj e kishte dënuar me  22 vjet burgim, kurse të akuzuarin Albert Ademaj me 13 vjet burgim. Por, ky rast është kthyer në rigjykim me vendimin e Gjykatës së Apelit të datës 3 maj 2024.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Ndryshe, Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, të ngritur më 30 tetor 2020, Orhan Ademaj dhe Albert Ademaj, akuzohen se më 1 maj 2020 në Prizren, saktësisht në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranziti i ri”, në bashkëkryerje me dashje nga motivi i hakmarrjes, privojnë nga jeta tani të ndjerin M.K.

Tutje sipas aktakuzës thuhet se ditën kritike derisa të pandehurit ishin në qarkullim me veturën e tyre të markës “Golf III”, të cilën ishte duke e drejtuar i pandehuri Albert Ademaj, në momentin që e vërejnë tani të ndjerin M.K, i cili ishte në cilësinë e pasagjerit në motoçikletën e dëshmitarit Miran Halili, i përcjellin me automjetin e tyre së pari në lagjen “Ortakoll” dhe iu afrohen motoçikletës.

Bazuar në aktakuzë, vetë dëshmitari Miran deklaron se ka vërejtur thikën në dorën e të pandehurit Orhan dhe me qëllim të shmangies së konfliktit eventual i njëjti duke e drejtuar motoçikletën lëvizë në drejtim të lagjes “Arbanë”, gjithnjë duke u ndjekur pas nga të pandehurit, të cilët kanë qenë në veturën e tyre.

Sipas aktakuzës, kur arrijnë në rrugën “Ismail Kryeziu” tek i ashtuquajturi “Tranzit i ri” në Prizren, e cila rrugë nuk ka dalje e që vërehet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpitë përskaj rruge është regjistruar veprimi i të pandehurve, të cilët me automjetin e tyre iu janë vënë pas dhe e kanë goditur motoçikletën.

Thuhet se pas kësaj, i pandehuri Orhan pasi që del nga automjeti i afrohet të ndjerit M. dhe në konflikt me viktimën e godet me thikë në pjesën ballore të gjoksit, pas së cilës me të shpejtë kthehet në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes derisa viktima duke e mbajtur dorën në plagën e shkaktuar, pas së cilës ka ardhë auto ambulanca – emergjenca në vendin e ngjarjes dhe viktima është dërguar në Spitalin Rajonal në Prizren.

Me këtë rast, sipas aktakuzës është vërtetuar se i njëjti në emergjencë ka arritur pa shenja jete, sipas raportit të mjekut kujdestar Sadri Hulaj me nr.3227, të datës 1 maj 2020.

Me këto veprime, Orhan dhe Albert Ademaj akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” për të cilën vepër penale parashihe dënim me jo më pak se 10 vite burgim ose me burgim të përjetshëm. /BetimipërDrejtësi

She?nim: Personat e pe?rmendur ne? ke?te? artikull konsiderohen të pafajshe?m, pe?rvec? ne?se nga gjykata ve?rtetohet se janë fajtore? me vendim te? forme?s se? prere?.

Më Shumë

Policia ua konfiskon kamionët dy personave, transportonin zhavor kundërligjshëm nga Drini i Bardhë

Policia e Kosovës (PK) njofton se ua ka konfiskuar kamionët dy personave nën dyshimin se po bënin transportimin e zhavorit në mënyrë të kundërligjshme...

Arrestohet një person në Suharekë, në gjendje të dehur rrahu një polic

Është arrestuar një person në Suharekë, pasi i njëjti në gjendje të dehur ka sulmuar një zyrtar policor. Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa...

Lajmet e Fundit