8.3 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Promovohet projekti ‘InMotion’ në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me Ivana Živkovic, ndihmëssekretaren e përgjithshme dhe ndihmësadministratoren e UNDP-së, si dhe me Nuno Queirós, shefin e UNDP-së në Kosovë, Dudley Tarlton, zëvendëspërfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së, Johannes Stenbaek Madsen, shefin e bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, dhe Rita Glavitza, Shefen e Zyrës së Agjencisë Austriake për Zhvillim, realizuan një shëtitje në qendër të Prizrenit.

Gjatë vizitës, ata patën mundësinë të shqyrtojnë nga afër rezultatet e projektit “InMotion”, i cili mbështetet nga UNDP, si dhe të vlerësojnë panelet solare të instaluara në objektet e Komunës së Prizrenit.

Projekti synon të promovojë trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e qëndrueshëm në rajon.

“Gjithmonë është kënaqësi të takosh miq dhe partnerë të çmuar, si dhe të vizitosh prizrenasit e suksesshëm në biznese,” tha Totaj.

Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve lokale dhe partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit./PP

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

‘Kabashi Truck’ shet kamiona të punës

https://prizrenpress.com/eli-edona-mobilieria-me-oferta-me-te-mira-ne-prizren/

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Prizreni i heshtur pas humbjes së Kosovës

Me t’u zyrtarizuar humbja e Kosovës nga Turqia, tifozët që kishin dalë për të ndjekur ndeshjen në “Shatërvan” të Prizrenit, u shpërndanë të heshtur. Aty...

Nis seanca në Apel në rastin e Dibran Hoxhës

Në Gjykatën e Apelit ka filluar seanca në rastin e Dibran Hoxhës (“Kobra”) për shqyrtimin e vendimit të shkallës së parë, me të cilin...

Lajmet e Fundit