8 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Kryetari i Dragashit përballë problemit mbi 20-vjeçar me ujë të pijshëm

Tash e mbi dy dekada Komuna e Dragashit vazhdon të ketë problem me ujë të pijes. Për këtë problem ende nuk u gjet zgjedhje as në mandatin e Bexhet Xhaladinit nga LDK, i cili triumfoi përballë Shaban Shabanit të PDK-së në zgjedhjet lokale të vitit 2021.

Në vitin 2021, Bexhet Xheladini kishte premtuar se qysh në vitin e parë të mandatit të tij do të fillojë realizimi i projektit për furnizim me ujë të pijes. Projekti filloi, por ende nuk është funksionalizuar.

“Në vitin e parë parë të qeverisjes sime, do të fillojë realizimi i këtij projekti për ujësjellësin. Ky projekt nuk është vetëm për fshatin Brezne, por për 15 fshatra”- kishte deklaruar Xheladini në emisionin “Jeta në Komunë” më 08.11.2021.

Tri vite pas këtij premtimi të Xheladinit, qytetarët e Dragashit kanë ende të njëjtat ankesa për ujin./Kallxo.com

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Rahoveci përfundon projektin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime

Komuna e Rahovec ka përfunduar ndërtimin e sistemeve bio-septike në gjashtë vendbanime rurale, në kuadër të projektit “Be Clean, Be Green”, të financuar nga...

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lajmet e Fundit