8.8 C
Prizren
E hënë, 28 Tetor, 2024

Dragashi hap sezonin e gjuetisë 2024/2025

Në një ceremoni festive, Komuna e Dragashit shpalli hapjen zyrtare të sezonit të gjuetisë 2024/2025, me pjesëmarrjen e mbi 70 gjahtarëve.

Kryetari Bexhet Xheladini theksoi rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të kafshëve të egra dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e Ministrisë së Bujqësisë dhe Federatës së Gjahtarëve të Kosovës.

“Siç e dini, në fillim të janarit të vitit 2022, posa mora detyrën, fillova të realizoj një ndër premtimet që kisha dhënë gjatë fushatës, e ky ishte rregullimi statusit të menaxhimit të kafshëve të egra dhe gjuetisë, problem i cili ishte zvarrit për një dekadë të tërë,” tha Xheladini, përcjell PrizrenPress.

Ai nënvizoi rëndësinë e respektimit të ligjeve dhe ruajtjen e pasurive natyrore.

Fjala e plotë e tij:

Në prani të mbi 70 gjahtarëve ,sot u bë hapja zyrtare e sezonit të gjuetisë 2024 /2025.
Fjala ime përshëndetëse në këtë ceremoni :

I nderuar kryetar i Federatës së Gjahtarëve të Kosovës, z Nuridin Ibishi, kryetar i Shoqatës së Gjahtarëve të Komunës së Dragashit, z. Sherif Sylejmani,
I nderuar nënkryetar i Komunës, Fejsal Halilovi?,
I nderuar drejtor i bujqësisë, z.Erxhan Liman?e, drejtor i Shëndetësis, z.Behar Brenoli,
Të nderuar Vetim dhe Naim Ramadani,
Të nderuar përfaqësues nga komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës,
Të nderuar dhe shumë të respektuar gjahtarë të Komunës së Dragjashit, e ju dashamirë të tjerë të natyrës dhe faunës së egër,

Ju dëshiroj mirëseardhje në territorin e Komunës së Dragashit!

Sot jemi mbledhur këtu së bashku, që të fillojmë realizimin e Vendimit të Ministrisë së Bujqësisë për hapjen e gjuetisë në territorin e Republikës së Kosovës për vitin e gjuetisë 2024/25, akt i cili i ka gëzuar të gjithë dashamirët e sportit të gjuetisë edhe në Komunën tonë.

Siç e dini, në fillim të janarit të vitit 2022, posa mora detyrën, në cilësi të kryetarit të Komunës së Dragashit fillova të realizoj një ndër premtimet që kisha dhënë gjatë fushatës, e ky ishte rregullimi statusit të menaxhimit të kafshëve të egra dhe gjuetisë, problem i cili ishte zvarrit për një dekadë të tërë.

Së bashku me drejtorinë kompetente, në saje të punës parësore menjëherë përcaktuam Komisionin profesional për Inventarizimin e kafshëve të egra në Vendgjuetinë “Sharri-Šar” të Komunës sonë. Kjo punë ishte realizuar për mrekulli, sepse me kohë kemi pranuar raportin të mbuluar me foto nga terreni, raport i cili u miratua në Asamblenë Komunale.

Pa vonesë, pas inventarizimit-numërimit të kafshëve të egra, kemi përgatitur ofertën publike për dhënie në menaxhim të vendgjuetisë. Kemi realizuar të gjitha procedurat e parapara me Ligj, duke llogaritur këtu edhe Pëlqimin e Ministrisë së Bujqësisë.

Në tetor të vitit 2022 kemi nënshkruar kontratën për dhënie në menaxhim të Vendëgjuetisë Shoqatës së Gjuetisë “Dhia e egër” në Dragash, sepse kjo i plotësonte të gjitha kushtet më mirë se konkurrentët tjerë që ishin në garë.

Gjatë rrugës për realizimin e kësaj nisme patëm shumë sfida, por falë përkushtimit të të gjithë dashamirëve të natyrës dhe kafshëve, kjo punë rezultoi me sukses. Andaj, shfrytëzoj rastin që të falënderoj Ministrinë e Bujqësisë, Federatën e Gjahtarëve të Kosovës, e posaçërisht dua të falënderoj z.Naim Ramadanin, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm që kjo nismë të përfundojë me sukses.

Të nderuar të pranishëm,

Siç e dini, më 17 korrik të vitit të kaluar në teritorin e Komunës sonë u paraqit pandemia e Murtajës Afrikane të Derrit, pas rastit të pandemisë së derrave në Komunën e Kllokotit. Sipas njoftimeve direkte që kemi pasur, menaxheri i Vendgjuetisë në Komunën tonë ka bërë përpjekje maksimale për zbulimin dhe trajtimin e kërmave në terren, e që sipas numrit ishin 36 derra të egër të prekur nga kjo sëmundje.

Gjithashtu, sipas raporteve nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, Shoqata “Dhia e egër” ka realizuar në mënyrë shumë të mirë detyrat në luftë me murtajën e derrave. Shpresoj që në të ardhmen të mos ketë raste të tilla apo të ngjajshme.

Të nderuar të pranishëm,

Sipas ligjit, kafshët e egra janë pasuri shtetërore dhe kërkoj që menaxheri e kësaj Vendgjuetie të veprojë në përputhje të plotë me ligjet dhe aktet nënligjore për t’u përkujdesur dhe për ta ruajtur këtë rezervat të pasur që na ka falë Zoti.

Të dashur gjahtarë, ju uroj suksese të plota në menaxhim të kafshëve të egra dhe gjueti!

Mirë u pafshim në takime të radhës dhe faleminderit për pjesëmarrjen tuaj!

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Lajmet e Fundit