17.4 C
Prizren
E premte, 18 Prill, 2025

Tysoni “hekur më i butë” kah pleqëria, mposhtet nga Pauli

Mike Tyson, ka pësuar humbje nga Jake Paul.

Meçi u zhvillua me tetë runde, nga dy minuta, ndërsa 58-vjeçari nuk godiste me nivelin e lartë të agresivitetit sikur në rini.

27-vjeçari përballë boksierit të “hekurt” qëndronte shpesh në distancë, jo rrallë herë të njëjtën e bënte edhe kundërshtari i tij, raporton Klankosova.tv.

Ngjarja u zhvillua në ShBA, në stadiumin AT&T me kapacitet 80,000 ulësesh në Arlington.

Meçi i shumëpritur, fillimisht ishte përcaktuar për datën 20 korrik, por më vonë u shtye për 15 nëntor, për shkak të problemeve shëndetësore të shfaqura te Tysoni.

27-vjeçari kishte deklaruar se për këtë përballje paguhet 40 milionë dollarë (afro 38 milionë euro), ndërsa për të “hekurtin” pati fjalë që do të fitonte 20 milionë dollarë (afro 19 milionë euro).

I riu ambicioz pësoi një shuplakë nga veterani i boksit, gjatë peshimit para se të hynin në ring.

“Të folurit mbaroi”, tha Tysoni pas veprimit të bërë.

Pauli pasi u godit nga legjenda e boksit, tha se tani “është personale”.

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

Më Shumë

Peja triumfon në Therandë, kualifikohet në gjysmëfinale 

Peja është gjysmëfinalistja e katërt e “Play-off”-it në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll. Pejanët në ndeshjen e tretë çerekfinale dhe vendimtare fituan ndaj Golden...

Grapeland në Superligë

Grapeland është kampion i Ligës së Parë dhe do të jetë anëtari i ProCredit Superligës për edicionin e ardhshëm. Në ndeshjen e tretë finale të...

Lajmet e Fundit