1.8 C
Prizren
E diel, 17 Nëntor, 2024

Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë grant nga Ministria e Bujqësisë

Kooperativa Bujqësore “Krusha” ka reaguar ashpër pas refuzimit të aplikimit të saj për grante nga Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Sipas një deklarate të lëshuar nga kooperativa, vendimi i fundit për refuzimin e aplikimit është i padrejtë dhe ka ndikuar negativisht në mundësitë e zhvillimit të saj, duke dëmtuar planet dhe operacionet e biznesit.

Në arsyetimin e refuzimit, AZHB ka cituar mungesën e disa dokumenteve plotësuese, përfshirë trajtimin e ujërave dhe përshkrimin teknologjik të procesit të prodhimit, megjithëse kooperativa thotë se këto kërkesa nuk ishin të qarta gjatë thirrjes për aplikim të vitit 2023.

“Ky vonim në shqyrtimin dhe dhënien e përgjigjes na ka sjellë shumë vështirësi dhe ka pasur ndikim negativ në mundësitë për zhvillim dhe investim,” tha kooperativa.

Kooperativa tregon se, megjithëse ishte përfituesja e grantit në vitin 2015, procesi u shoqërua me vështirësi të mëdha dhe pagesa e grantit nuk u realizua plotësisht për shkak të problemeve procedurale nga ana e institucioneve.

Pas marrjes së vendimit për refuzim, KB “Krusha” ka paraqitur ankesë për të kërkuar një shqyrtim të ri të aplikimit të saj, por, sipas tyre, vendimi i dytë ka qenë po ashtu refuzues, duke u bazuar vetëm në një pikë të vetme të argumentuar, e cila ka krijuar dyshime për një trajtim të padrejtë të kërkesës së kooperativës.

Në deklaratën e saj, kooperativa falënderoi Komisionin Evropian, GIZ-in, USAID-in, SwissContact, si dhe donatorët dhe bizneset që kanë mbështetur vazhdimisht punën e tyre.

“Falë këtyre mbështetjeve, KB “Krusha” ka arritur të eksportojë produkte bujqësore në tregjet e Evropës dhe SHBA-së, duke kontribuar në promovimin e bujqësisë kosovare në tregjet ndërkombëtare”, thuhet në njoftim.

Megjithatë, kooperativa ka kërkuar nga institucionet shtetërore që të rishqyrtojnë politikat e tyre dhe të sigurojnë që organizatat si KB “Krusha”, të cilat kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës, të trajtohen me drejtësi dhe të mbështeten në mënyrë të merituar.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Më Shumë

Ndeshje miqësore në Prizren: Liria mposhtet nga Llapi

Në një ndeshje miqësore emocionuese të zhvilluar në Prizren, FC Liria u mund me rezultatin 1-2 nga KF Llapi. Golat për ekipin mysafir u...

Digjet një shtëpi në Prizren – s’ka të lënduar, dëmi material rreth 300 mijë euro

Sot rreth orës 16:10 në rrugën “Janina” në Prizren është djegur një shtëpi. Të lënduar nga ky incident nuk ka, por sipas pronarit të shtëpisë...

Lajmet e Fundit