11.6 C
Prizren
E diel, 2 Nëntor, 2025

Përurohet renovimi i hapësirave për Drejtorinë e Urbanizmit në Prizren

Drejtoria e Administratës në Prizren ka përuruar të premten renovimin e një pjese të hapësirave të administratës komunale, të cilat do të shërbejnë për nevojat e Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor (DUPH).

Ky investim synon përmirësimin e kushteve të punës dhe rritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj tha se ky investim ishte  një kërkesë e Drejtorisë së Urbanizmit për krijimin e kushteve më të mira pune, që do të kontribuojnë në përmirësimin e performancës së zyrtarëve të administratës komunale.

Drejtori i Administratës,Edin Shehu  tha  se krijimi i kushteve më të mira për punonjësit ka qenë një nga prioritetet kryesore që nga marrja e mandatit, për të garantuar shërbime më efikase dhe cilësore për qytetarët.

Ai dha detaje për realizimin e këtij projekti, i cili u financua plotësisht nga Drejtoria e Administratës, me një vlerë prej rreth 80 mijë euro.

Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Pranverim Berisha, shprehu gëzimin e tij për hapësirat e reja, duke theksuar se ato do të kenë një ndikim pozitiv në motivimin dhe angazhimin e ekipit të tij.” Përveç mundësisë për një punë më efikase, hapësirat e reja do të shërbejnë gjithashtu për krijimin e një mini-arkivi, i cili do të ndihmojë në organizimin dhe ruajtjen e dokumenteve të rëndësishme për qytetin”, tha ai.

Marketing

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Më Shumë

LDK-ja në Prizren ende pa vendim për balotazh, Selmanaj: Brenda tri ditësh do ta publikojmë mbështetjen tonë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar se cilin nga dy kandidatët për kryetar të komunës do...

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep...

Lajmet e Fundit