4.9 C
Prizren
E premte, 20 Shkurt, 2026

Komuna e Dragashit fiton Grantin e Performancës për herë të tretë radhazi

Komuna e Dragashit, nën udhëheqjen e Kryetarit Xheladini, është shpallur fituese e Grantit të Performancës për të tretin vit radhazi.

Ky sukses vjen si rezultat i përkushtimit të ekipit qeverisës, Asamblesë Komunale dhe zyrtarëve të Administratës Komunale, përcjell PrizrenPress.

“E gjithë kjo falë përkushtimit dhe punës së palodhshme të ekipit qeverisës në krye me Kryetarin Xheladini, punës dhe angazhimit të Asamblesë Komunale, si dhe zyrtarëve punëtorë të Administratës Komunale”, thuhet në njoftimin e Komunës së Dragashit.

Sipas njoftimit, mjetet e siguruara nga ky grant do të përdoren për realizimin e projekteve në të mirë të qytetarëve.

“Nga këto para do të përfitojnë të gjithë qytetarët e Komunës sonë, përmes projekteve të shumta të cilat do të realizohen vitin që po vjen”, thuhet më tej në njoftim./PrizrenPress.com/

Përjetoni pushime të paharruar dhe dasma magjike në Hotel “Albes Residence”

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Malisheva shënon 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Malisheva e shënoi 17 Shkurtin - Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, përmes aktiviteteve solemne dhe nderimeve të veçanta. Në këtë...

Aksident në Landovicë të Prizrenit, nuk dihet për të lënduar

Një aksident ka ndodhur sot në Landovicë të Prizrenit, njofton Klankosova.tv. Sipas pamjeve që ka siguruar Klankosovat.tv, i përfshirë në aksident shihet një automjet i...

18 vjet shtet

Lajmet e Fundit