Kastrati i ofron mbështetje të plotë KKZ-së për zgjedhjet e 9 shkurtit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) në Malishevë, të kryesuar nga ushtruesi i detyrës së kryesuesit, Mentor Shala, ku u diskutua organizimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Gjatë takimit, Kastrati ka shprehur gatishmërinë e plotë të komunës për të mbështetur KKZ-në në të gjitha aspektet e nevojshme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

“Komuna e Malishevës do të vërë në dispozicion të gjitha asetet e saj për të siguruar një proces zgjedhor të rregullt dhe të qetë,” deklaroi Kastrati.

Ai u informua nga përfaqësuesit e KKZ-së për përgatitjet dhe planet lidhur me organizimin e zgjedhjeve, duke theksuar rëndësinë e një procesi transparent dhe profesional./PrizrenPress.com/

Marketing

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

Dy viktima dhe dy në gjendje kritike në Shëngjin, të rinjtë janë nga Kosova

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit, ku katër të rinj që kishin hyrë në det janë përballur me dallgë dhe...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit