Zjarri në Suharekë shkakton dëme të mëdha materiale, flasin nga policia

Zjarr i madh ka kapluar sot qendrën tregtare të ETC-së në Suharekë.

E zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka dhënë detaje për Klankosova.tv.

Sipas Bytyqit, rreziku që zjarri të përhapet është eliminuar, megjithëse ka shkaktuar dëme të mëdha materiale

“Sot me datë 19.01.2025 ,rreth orës 06:17  është raportuar se ka shpërthyer një zjarr në qendrën tregtare ETC në Suharekë. Zjarrfikësit, policia dhe KEDS kanë dal në vendngjarje.  Zjarri ka marr përmasa të mëdha. Zjarrfikësit po punojnë në shuarjen e tij. Për momentin është arrit të eliminohet rreziku që zjarri të përhapet më tutje. Si pasoj e zjarrit janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, por të lënduar nuk ka të raportuar deri më tani. Policia do ta hetoj rastin si incident zjarri”, tha Bytyqi.

Marketing

Më Shumë

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Lajmet e Fundit