9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Arrestohen dy kosovarë në Morinë, tentuan të hyjnë në Shqipëri me mbi 20 mijë euro të padeklaruara

 

Kjo pasi ata tentuan të hynin në Shqipëri, me 20 mijë e 200 euro të padeklaruara.

“Në njoftimin zyrtar të Policisë së Shqipërisë thuhet se gjatë kontrolleve të imtësishme në vijën e dytë, bazuar në analizën e riskut, është ndaluar një automjet tip “BMW”, me drejtues shtetasin B.K., 43 vjeç, banues në Mitrovicë, dhe pasagjer M.K., 31 vjeç, banues në Suedi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit .

Gjatë kontrollit fizik, 43-vjeçarit i janë gjetur 13 mijë euro, derisa 31 vjeçarit 7 mijë e 200 euro, të cilat nuk i kishin deklaruar në pikën kufitare, ashtu siç parashikohet nga ligji.

Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj dy shtetasve është nisur procedimi penal në gjendje të lirë, ndërsa shuma prej 20 200 eurosh është sekuestruar nga autoritetet.

Materialet janë referuar Prokurorisë së Kukësit për veprime të mëtejshme./

 

Më Shumë

Malisheva e shokon në fund Prishtinën

Malisheva ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Prishtina, sfidë që u zhvillua në Hajvali. Mysafirët arkëtuan pikët e plota me rezultat 0-1, ku...

Nis sonte Hasi Jehon 2026 në Gjonaj

Sonte hapet edicioni i 37-të i festivalit folklorik “Hasi Jehon 2026”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në rajonin e Hasit. Festivali do të...

Lajmet e Fundit