10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Rahoveci forcohet në të gjitha repartet, prezanton tre blerjet e reja

KF Rahoveci ka vazhduar përgatitjet për sezonin 2025/26 me një seri përforcimesh të rëndësishme, duke zyrtarizuar sot transferimet e tre lojtarëve të rinj që do të jenë pjesë e ekipit bardhekaltër.

Mesfushori Endrit Binakaj vjen nga FC Dardania dhe pritet të sjellë freski dhe stabilitet në repartin qendror të skuadrës. “Binakaj, i njohur për lojën e tij dinamike dhe shpirtin luftarak në mesfushë, pritet të sjellë stabilitet dhe kreativitet në repartin qendror të ekipit”, thekson klubi, raporton PrizrenPress.

Në fazën sulmuese, Rahoveci ka zyrtarizuar ardhjen e sulmuesit Bledar Morina, gjithashtu nga FC Dardania. Sipas njoftimit, “Bledari vjen nga FC Dardania dhe luan në pozitën e qendërsulmuesit, ku është shquar për instinktin e tij për gol dhe prezencën në zonë”. Me këtë përforcim, klubi synon “të shtojë forcën në fazën ofensive dhe të jetë më konkurrues në ndeshjet e ardhshme”.

Në repartin defensiv, KF Rahoveci ka përforcuar krahun me mbrojtësin energjik Endrit Bytyqi, i transferuar nga FC Fushë Kosova. Sipas njoftimit, “Bytyqi është një lojtar energjik dhe i përkushtuar, i njohur për shpërthimet në krah dhe kontributin në mbrojtje e sulm dhe pritet të sjellë stabilitet dhe forcë në repartin defensiv të ekipit rahovecas”.

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Klubi i uron mirëseardhje këtyre tre lojtarëve dhe shpreh besimin se ata do të jenë shtylla kryesore në synimet e ekipit për sezonin e ri./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

E dhimbshme: Pas një sëmundje të rëndë, vdes profesori nga Suhareka

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur ditën e djeshme profesor Faton Kabashi nga Krushica e Poshtme e Suharekës. Lajmi për vdekjen e tij u...

Vërmicë: Konfiskohen 25% e parave të padeklaruara të një udhëtari

Në pikën kufitare të Vërmicës, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një sasi të mjeteve monetare të padeklaruara që u gjetën në çantën e dorës së...

Lajmet e Fundit