3.5 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Operacion antidrogë në Prizren, sekuestrohet kokainë 300 mijë euro

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të suksesshëm antidrogë në Prizren, duke sekuestruar 4.4 kilogramë kokainë me vlerë të përafërt 300 mijë euro dhe duke arrestuar një person të dyshuar.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar më 11 gusht 2025 nga hetuesit e Njësisë Rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prizren, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prizrenit. Arrestimi është kryer në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, ku u ndalua i dyshuari H.K. (1994), shtetas i Republikës së Kosovës, raporton PrizrenPress.

Me urdhër të prokurorit kompetent, policia ka kryer kontrolle në dy lokacione, ku janë gjetur dhe sekuestruar: 4 kg e 440 gram kokainë; dy peshore elektronike; 260 euro para të gatshme; pajisje për vakumim të qeseve plastike; një motoçikletë Piaggio Vespa; një telefon iPhone 15 Pro Max; një skalper; si dhe sasi e konsiderueshme qese plastike për paketim.

“Sipas vlerësimeve, sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 (treqind mijë) euro”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare dhe, me vendim të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë.

Policia ka ritheksuar përkushtimin në luftën kundër narkotikëve, duke bërë apel: “Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën kundër narkotikëve dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë, duke raportuar çdo informacion të dyshimtë tek organet e rendit”./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

44 aksidente rrugore e mbi 1400 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

44 aksidente trafiku janë shkaktuar brenda 24-orëve në vendin tonë. Nga 44 aksidente, 16 janë me të lënduar dhe 28 me dëme materiale. Po ashtu...

Shkrimtari i shquar Fatos Kongoli feston sot 82-vjetorin e lindjes

Sot kremton 82-vjetori i lindjes, shkrimtari Fatos Kongoli. Veprimtaria e tij letrare, veçanërisht pas viteve ’90 ka dhuruar një kontribut të vyer për letërsinë shqiptare. Fatos...

Lajmet e Fundit