36 C
Prizren
E martë, 12 Gusht, 2025

Prof. dr. Samedin Haxhijaha nderohet post mortem me dekoratën për humanizëm ‘Dr. Ali Sokoli’

Në Rahovec, në një ceremoni solemne, në prani të familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe qytetarëve, Prof. dr. Samedin Haxhijaha u nderua me dekoratën për humanizëm “Dr. Ali Sokoli”. Ky çmim i jepet atyre që me përkushtim të jashtëzakonshëm kanë kontribuar në përmirësimin e jetës dhe kushteve të punës për njerëzit në nevojë, raporton PrizrenPress.

Prof. dr. Haxhijaha ishte një mjek dhe humanist i shquar, i cili gjatë gjithë jetës iu kushtua shërbimit ndaj popullit të Kosovës. Ai dha kontribut të madh në mbrojtjen e shëndetit publik, duke hapur institucione dhe duke konsoliduar shërbime të veçanta shëndetësore në një kohë kur mund të kishte zgjedhur një jetë më të lehtë jashtë vendit.

Smajl Latifi, kryetari i Rahovecit, theksoi se zgjedhja e Prof. dr. Haxhijaha për t’i shërbyer vendit dhe misioni i tij human e bëjnë emrin e tij të nderuar brez pas brezi.

“Shembulli i Prof. dr. Samedin Haxhijaha mbetet frymëzim dhe motivim për të gjithë ata që e shohin mjekësinë dhe humanizmin jo vetëm si profesion, por si mision jetësor”, tha ai.

Dekorata “Dr. Ali Sokoli”, e emëruar sipas një prej doajenëve të shëndetësisë shqiptare, iu nda post mortem Prof. dr. Haxhijaha si shenjë mirënjohjeje për jetën e tij të mbushur me shërbim, humanizëm dhe atdhedashuri./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit, altoparlant dhe teksti që thotë "BRUNGARR Atall n vere NEW NEWSERIE SERIE SMODEL S -30 MODELII RI 26 @ @8 2 26 BRUNGAR EI 12000 499€ BTU 399€ 18000 749 BTu 649€ 24000 899€ BTU 799€ R32 A+++ WiFiA Heating Belt DERI ?E +30°C +53°C ME 0% INTERES MONTIMI GRATIS Montimi Gratis vien për Rrafshin Dukagjinit BRENTONI -HOME- GARANCIONI 5 BRUNG +383 48 433 200 +383 48 328 328260 260"

Më Shumë

“Fillimisht i nxitën qentë në përleshje” – Prokuroria jep detaje për vrasjen me thikë në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30...

Prizreni përforcohet me boshnjakun Danis Bratovcic

Prizreni ka njoftuar afrimin e ri në skuadër, qendërmbrojtësin korpulent Danis Bratovcic nga Bosnja dhe Hercegovina. Ai vjen me eksperiencë nga klubet e njohura boshnjake...

Lajmet e Fundit