Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Komunës së Prizrenit, Driton Selmanaj, ka prezantuar zyrtarisht listën e kandidatëve për Asamblenë Komunale, duke e cilësuar atë si një ekip të ndërtuar mbi parime të meritës, përfaqësimit dhe përkushtimit qytetar.
Sipas tij, kjo listw përfaqëson një kombinim të profesionistëve të dalluar dhe aktivistëve të përkushtuar nga të gjitha pjesët e qytetit.
“Me krenari dhe përgjegjësi të lartë, ju prezantojmë listën tonë zgjedhore për Asamblenë Komunale të Prizrenit – një ekip të përbërë nga profesionistë të dalluar, aktivistë të përkushtuar dhe përfaqësues të fuqishëm të çdo lagjeje, komuniteti dhe grupmoshe në qytetin tonë”, tha Selmanaj.
Ai siguroi qytetarët se përzgjedhja e kandidatëve është bërë me kujdes, bazuar në integritetin dhe angazhimin e tyre.
“Kjo listë është ndërtuar mbi parime të meritës, përfaqësimit të barabartë dhe angazhimit të sinqertë qytetar”, the
Duke theksuar nevojën për përfaqësues të ndershëm në institucionet lokale, Selmanaj shprehu besimin se ekipi i tij është alternativa më e mirë për të ardhmen e Prizrenit.
“Prizreni ka nevojë për përfaqësues që e duan qytetin tonë si shtëpinë e tyre. Me këtë listë, ne ofrojmë pikërisht këtë – njerëz të pastër, të përkushtuar dhe të aftë për ta çuar Prizrenin përpara!”
Në fund të fjalës së tij, ai kërkoi mbështetjen e qytetarëve për të sjellë ndryshimin që, sipas tij, Prizreni e meriton.
“Na jepni mbështetjen tuaj – dhe bashkë do të ndërtojmë Prizrenin që e duam dhe e meritojmë!”
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren