19.6 C
Prizren
E mërkurë, 3 Shtator, 2025

Shaqir Totaj rrit përkrahjen për studentët e Prizrenit, 300 bursa për vitin akademik 2025/2026

Komuna e Prizrenit ka njoftuar rritjen e numrit të bursave për studentët, duke kaluar nga 250 në 300 bursa për vitin akademik 2025/2026.

Kjo paraqet një rritje prej 20%, e cila do t’u mundësojë më shumë të rinjve të vazhdojnë studimet e tyre me mbështetje financiare.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, theksoi se kjo nismë është pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të investuar në rininë dhe të ardhmen e qytetit:

“Gjatë qeverisjes sonë kemi rritur çdo vit numrin e bursave pët studentët e shkëlqyeshëm dhe në nevojë të Prizrenit. Edhe për vitin e ri akademik 2025-2026, rritja shkon 20% me qëllimin e vetëm për t’iu shërbyer të rinjve tanë pa dallim. Prizreni u shërben të gjithëve”, ka shkruar Totaj.

Kjo masë vjen si pjesë e një politike më të gjerë të mbështetjes për arsim dhe inovacion në Prizren, duke synuar që çdo student të ketë mundësi të barabarta për arsim cilësor dhe kushte më të mira studimi.

Marketing

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurti uron Zhegrovën për transferimin e madh te Juventusi

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar futbollistin kosovar Edon Zhegrova për transferimin e tij te gjiganti italian, Juventus. Përmes një...

Alishani: Totaj, mjeshtër i propagandës

Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prizrenit, Dafina Alishani, ka reaguar pas paraqitjes së kryetarit Shaqir Totaj në emisionin "Pressing" në T7, duke...

Kërkimi

Lajmet e Fundit