27.5 C
Prizren
E enjte, 4 Shtator, 2025

Të shtënat me armë në aheng familjar, paraburgim për tre të dyshuarit në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ua ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh tre të dyshuarve që u arrestuan lidhur me rastin e të shtënave me armë zjarri në një aheng familjar në Trepeticë të Prizrenit.

Kështu bëjnë të ditur burime të brenda Gjykatës në Prizren,shkruan Betimiperdrejtesi.

Po ashtu, bëhet e ditur se dy të dyshuar tjerë gjenden ende në arrati.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Policia kishte njoftuar më 2 shtator se në këtë rast janë sekuestruar katër armë zjarri dhe janë ndaluar tre të dyshuar.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se fillimisht të hënën (më 1 shtator) rreth orës 15:30, Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor Prizren-Veri, përmes një video-regjistrimi të publikuar në medie, ka pranuar informacionin për shkrepje me armë zjarri gjatë një ahengu familjar dhe menjëherë pas pranimit të informacionit është njoftuar Prokurori i Shtetit, dhe janë ndërmarrë veprimet e duhura procedurale dhe hetimore.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas Policisë, tre të dyshuar janë arrestuar ndërsa dy të tjerë kishin mbetur në kërkim, por më vonë në Aeroport të Prishtinës ishte ndaluar edhe i dyshuari i tretë.

“Është lokalizuar vendi i ngjarjes dhe janë identifikuar personat e dyshuar dhe me urdhër verbal të Prokurorit të Shtetit dhe pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, janë bastisur tre shtëpi të të dyshuarve. Gjatë bastisjeve janë gjet dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Katër armë zjarri të tipit pistoletë si dhe Sasi e fishekëve dhe gëzhoja. Si rezultat i veprimeve hetimore tre persona të dyshuar janë arrestuar dhe dy tjerë kanë mbetur në kërkim policor, më vonë me datë 02.09.2025 rreth orës 02:08 , në aeroportin e Prishtinës është ndaluar dhe arrestuar edhe i dyshuari i tret”, njoftoi Policia.

Sipas Policisë, katër të pandehur dyshohen për armëmbajtje pa leje, kurse ndaj këngëtarit në atë aheng- ishte iniciuar rast për moslajmërim të veprës penale.

“Për katër të dyshuar është iniciuar procedurë hetimore për veprën penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa ndaj njërit prej të dyshuarve, i cili ishte këngëtar në gazmendin familjar, është iniciuar procedurë hetimore për “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”, thuhej në njoftim.

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zafir Berisha rikujton Betejën e Vërrinit

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka rikujtuar sot 27-vjetorin e Betejës së Vërrit të Prizrenit, një nga betejat më të ashpra të 1 shtatorit...

OVL e UÇK-së letër deputetëve, kërkohet shkarkimi i kryeparlamentarit Dimal Basha

Organizata e Veteranëve të UÇK-së ka dërguar letër të gjitha grupeve parlamentare të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në të cilën kërkohet shkarkimi i...

Lajmet e Fundit