5.3 C
Prizren
E enjte, 2 Tetor, 2025

“Veç 2 orë n’ditë me pasë ujë, mjafton”, mbi 300 shtëpi në Prizren jetojnë me bidonë

Madje, edhe rrobat e palara i dërgon te familja e gruas për t’i larë.

Ujë të pijshëm e të përdorshëm në shtëpi nuk kanë.

Familja Kollani, me prejardhje nga Opoja, jeton tash e 18 vjet në lagjen “UÇK” të Prizrenit.

Në fshatin e tyre nuk iu kishte munguar uji, por këtu mezi ia dalin të përmbushin nevojat më elementare.

Në oborrin e shtëpive, që janë pranë njëra-tjetrës, shihen vetëm bidonë e rezervuare me ujë.

Nga këto, banorët mundohen të furnizohen.

Por uji i puseve, që duket i zi e i mbushur me llum, është i papërdorshëm.

Si pasojë, banjot iu janë shkatërruar e rubinetat iu janë ndryshkur.

Prandaj, shpesh bëjnë renovime në shtëpi.

E zonja e shtëpisë, Fahrije Kollani, thotë se mezi arrin ta mbajë higjienën.

Madje, sipas saj turp ka edhe kur u vijnë mysafirë.

Ajo, shpesh herë detyrohet të trokasë te fqinjët për ujë.

Përveç shpenzimeve të tjera familjare, tash e sa vite duhet të ndajnë para edhe për sigurimin e ujit.

Mbi 120 euro thotë se shpenzojnë çdo muaj për mbushjen e cistermave, me të cilin përgatisin ushqim e lajnë rrobat.

Ndërsa për ujë të pijshëm, shkojnë edhe më shumë para.

Dimri ua bën situatën edhe më të vështirë.

Rreth 300 shtëpive të kësaj lagjeje u është bërë instalimi i ujësjellësit para tre vjetësh.

Por edhe pse gypat janë, ujë s’ka.

Më shumë se mungesa e ujit, ata thonë se i ka lodhur premtimet e parealizuara të komunës dhe ndërmarrjes së ujësjellësit.

Në secilën qeverisje lokale kërkesa e tyre ka qenë e njëjtë, uji.

Sipas tyre, institucionet ia hedhin përgjegjësinë njëra-tjetrës, por asnjëra nuk ofron zgjidhje./klankosova.tv

Marketing

Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë

9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit

26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!

Më 12 tetor, voto për Vjollca Kuzhnini – kandidatja e AAK-së për Kuvendin Komunal të Prizrenit, numër 9 në fletvotim!

20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Drini i Bardhë mysafir i Ulpianës, të dielën në Lipjan

Pas ndeshjes debutuese në Gjonaj të Hasit, Drini i Bardhë vazhdon rrugëtimin në Ligën e Dytë me një transfertë të vështirë. Të dielën, nga...

Në Prizren u promovuan librat “Ngat teje” dhe “Gravurë n’Lkurë” të autores Asja Mulgeci

Dy përmbledhjet poetike të autores nga Tirana, Asja Mulgeci, “Ngat teje” dhe “Gravurë n’Lkurë”, janë promovuar në Prizren, nën kujdesin e Shoqatës për Kulturë...

Heroi pa varr

Lajmet e Fundit