-2.3 C
Prizren
E hënë, 12 Janar, 2026

Zafir Berisha në Romajë: Do ta lidhim Hasin me Anadrinin

Kandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, së bashku me ekipin e tij për Kuvendin Komunal, zhvilloi një takim me qytetarët e rajonit të Hasit në fshatin Romajë, ku prezantoi prioritetet e tij për zhvillimin e zonës.

Kliko videon:https://www.facebook.com/reel/1367374988318429

“Një nga prioritetet e mia për rajonin e Hasit do të jetë përmirësimi i infrastrukturës”, tha Berisha .

“Do ta lidhim Hasin me Anadrinin përmes një ure, për t’u dhënë qasje më të lehtë hasjanëve në pronat e tyre matanë lumit Drini i Bardhë”.

Ai theksoi se mbështetja për bujqësinë dhe blegtorinë do të jetë pjesë e programit të tij.

“Do të krijojmë mundësi për fermerët dhe blegtorët që të zhvillojnë bizneset e tyre, me mbështetje financiare dhe trajnime, si dhe për t’u mundësuar që të rrisin prodhimin dhe të përmirësojnë kushtet e jetesës”, tha Berisha.

Në fokus ishte edhe rinia e Hasit, për të cilën kandidati premtoi investime në arsim dhe formim profesional.

“E di që rinia është shpresa për të ardhmen e Hasit. Unë do të investoj në mundësi arsimore dhe trajnime profesionale, për të siguruar që të rinjtë të kenë mundësi për t’u punësuar dhe zhvilluar karrierë në vendin e tyre”, u shpreh ai.

Berisha përmbylli fjalimin me një angazhim për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e turizmit lokal.

“Në Has duhet të mbrojmë traditat tona dhe ta zhvillojmë turizmin kulturor, që të tërheqim vizitorë dhe të rrisim mundësitë për punësim për banorët e Hasit”.

Marketing

 

 

 

 

 

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Pranon mandatin e dytë si drejtoreshë e Arsimit, Veselaj-Gutaj: Do të punoj për një arsim të fortë, modern dhe të drejtë për të gjithë

Luljeta Veselaj-Gutaj ka pranuar sot mandatin e dytë në detyrën e drejtoreshës së Arsimit dhe Shkencës në Komunën e Prizrenit. Në një postim në...

Reshjet e dendura, Totaj: Po ballafaqohemi me një situatë emergjente

Qyteti i Prizrenit bashkë me fshatra, po përballet me gjendje më të rënduar pas reshjeve të dendura që nuk u ndalën për 24 orë...

Lajmet e Fundit