Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka bërë të ditur se janë përfunduar me sukses punimet në kuadër të projektit “Rehabilitimi i Kaptazhes IV – 40 Burimet”, që synon rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për qytetarët e Prizrenit dhe zonave përreth.
Në njoftimin e kompanisë thuhet se pas përfundimit të punimeve, gjendja e furnizimit me ujë ka filluar të përmirësohet, ndërsa ekipet e terrenit janë duke kryer inspektime dhe analiza për të vlerësuar efektin e shtimit të kapaciteteve, raporton PrizrenPress.
“KRU ‘Hidroregjioni Jugor’ Sh.A. ju njofton se kanë përfunduar me sukses punimet në kuadër të projektit ‘Rehabilitimi i Kaptazhes IV – 40 Burimet’. Pas përfundimit të punimeve, gjendja e furnizimit me ujë ka filluar të përmirësohet, ndërsa gjatë ditëve në vijim, ekipet tona të terrenit janë duke kryer inspektime dhe analiza për të vlerësuar efektin e shtimit të kapaciteteve tek ‘40 Burimet’”, thuhet në njoftim.
Tutje, kompania thekson se aktivitetet në identifikimin e keqpërdorimeve dhe rehabilitimin e burimeve tjera alternative kanë rritur kapacitetin e ujit të pijshëm, duke ndikuar në një furnizim më të qëndrueshëm për konsumatorët.
“Bazuar në gjendjen aktuale të nivelit të burimeve, do të tentohet që reduktimet të ndalen gradualisht”, theksohet më tej.
Në fund të njoftimit, “Hidroregjioni Jugor” ka falënderuar konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve.
“Falënderojmë të gjithë konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë periudhës së punimeve”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com
Marketing
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/