11.6 C
Prizren
E mërkurë, 8 Tetor, 2025

Shaqir Totaj: Në mandatin e dytë do ta gëzojmë teleferikun për në Kala të Prizrenit

Prizreni po hyn në një fazë të re zhvillimi turistik me projektin e teleferikut, që pritet të jetë një ndër atraksionet më të rëndësishme në Kosovë.

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se pas përfundimit të studimit të fizibilitetit, projekti po hyn në fazën finale të përgatitjeve për leje ndërtimi.

Kliko videon: https://www.facebook.com/reel/1344220457297381

“Prizreni do ta ketë teleferikun e vet gjatë mandatit të dytë. Studimi i fizibilitetit ka përfunduar nga Agjencia Qeveritare Zvicerane dhe jemi në përgatitjet finale për të kërkuar leje” – tha Kryetari Totaj.

Ai theksoi se teleferiku do të jetë një shtyllë e re e zhvillimit ekonomik dhe turistik të qytetit, duke e lidhur qendrën me Kalanë e Prizrenit në mënyrë moderne dhe të qëndrueshme.

“Ky projekt është atraksion turistik i Kosovës, jo vetëm i Prizrenit. Do të jetë një arsye më shumë që turistët vendorë dhe ndërkombëtarë ta vizitojnë qytetin tonë historik gjatë gjithë vitit” – u shpreh Totaj.

Teleferiku i Prizrenit do të ndërtohet në bashkëpunim me Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës si dhe Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore. Projekti synon të krijojë një lidhje të re mes trashëgimisë kulturore dhe zhvillimit modern të qytetit, duke ruajtur identitetin historik të Prizrenit.

“Prizreni do të vazhdojë të jetë shembull i zhvillimit dhe i turizmit kulturor që lidh historinë me modernitetin” – përfundoi  Totaj.

 

Më Shumë

Rexhepi: Besoj se PDK-ja dhe Vetëvendosja do të shkojnë në balotazh në Prizren

Sipas kandidates nga komuniteti boshnjak për komunën e Prizrenit, Emilija Rexhepi, Partia Demokratike e Kosovës dhe Vetëvendosja do të shkojnë në balotazh nga zgjedhjet...

Zbulohet sasi e konsiderueshme mallrash të padeklaruara në pikën kufitare Vërmicë

Zyrtarët doganorë në pikën kufitare Vërmicë kanë parandaluar tentativën për të futur në territorin e Republikës së Kosovës mallra të padeklaruara, gjatë një kontrolli...

Lajmet e Fundit