10.1 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Punime në rrugën Kobaj–Grazhdanik për zëvendësimin e gypit të ujësjellësit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” në Prizren ka njoftuar se në rrugën Kobaj–Grazhdanik do të zhvillohen punime për zëvendësimin e një segmenti të gypit të ujësjellësit në gjatësi prej 200 metrash, raporton PrizrenPress.

Ky intervenim, sipas njoftimit, është i domosdoshëm pasi gjatë dhjetë ditëve të fundit në këtë pjesë të rrjetit janë kryer mbi katër ndërhyrje për shkak të defekteve të përsëritura.

Përmes kësaj ndërhyrjeje synohet të sigurohet furnizim i rregullt dhe i qëndrueshëm me ujë për konsumatorët, pasi gypi ekzistues është amortizuar.

“Hidroregjioni Jugor falënderon konsumatorët për mirëkuptimin dhe durimin e tyre gjatë periudhës së punimeve. Ekipet tona do të jenë në terren deri në përfundimin sa më të shpejtë të punimeve”, thuhet në njoftimin e kompanisë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Dy raste të vjedhjes në Prizren

Dy  raste të vjedhjes së rëndë janë raportuar në Prizren. Policia ka bërë të ditur se hetimet për të dy  rastet janë në vazhdim, përcjell...

“Anulo golin atje, anulo golin këtu” – sulmuesi i Lirisë, Fetahaj reagon pas humbjes nga Vushtrria

Skuadra e Vushtrrisë ka fituar tre pikë masive sot në Prizren, pasi triumfoi me rezultatin 0:1, falë golit të Urim Statovcit. Ekipit të Lirisë iu...

Lajmet e Fundit