Berisha, i cili arriti të marrë 4,94 për qind të votave në Komunën e Prizrenit, ka deklaruar për Gazetën Insajderi se i ka të gjitha opsionet e hapura, ndonëse ka shtuar se është herët të flitet për koalicione.
“Unë për dy muaj këtë iniciativën qytetare që e kam formu, menoj që mesatarisht mirë kam dalë edhe pse kam prit pak më mirë, por për dy muaj ka qenë e pamundshme me arritë më mirë sesa që kam dalë partia e katërt në Prizren. Në anën tjetër, kam pasë kërkesa prej të dy taborreve edhe prej PDK-së edhe LVV-së, por jemi duke e analizu njëherë“, deklaroi Berisha.
“Megjithatë, unë e kam një ekip dhe elektorat tradicional tash e 25 vite që më ndjekin dhe duhet me u konsultu me ta, përndryshe të gjitha opsionet i kam hapur. Në fakt dje të dy taborret kanë shprehur interesimin me bashkëpunu, por në anën tjetër unë i njoh të dy shkollat politike, edhe PDK-në edhe VV-në, sepse unë tash e 25 vite jam aktiv në Prizren, i njoh mirë si veteran i politikës të dy taborret“, shtoi më tej Berisha.
Berisha ka shtuar se pret që të jetë mirë në votat e diasporës dhe se pritshmëritë e tij janë që ta sigurojë edhe asamblistin e katërt përmes tyre.
“Sido që të jetë, unë po e pres rezultatin, sepse pres me marr kuvendarin e katërt, jam duke i pritur votat e diasporës, po pres me dal mirë. Pastaj, me i konsultu miqtë edhe shokët që kemi qenë në këtë betejë politike. Për mu, unë i njoh të dy shkollat, unë bashkëqeveris bashkë edhe me VV-në. Unë Mytën (Mytaher Haskuka) e kam pru në pushtet më 2017-ën, u desht më 2021-ën me e rrëzu e me e pru Shaqën“, ka thënë Berisha.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Komuna e Prizrenit, në bazë të rezultateve preliminare, ka gjasa të mëdha që të shkojë në balotazh. Dy partitë që pritet të jenë në balotazh janë Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me Shaqir Totën dhe Lëvizja Vetëvendosje me Artan Abrashin.
Tota ka marrë 41,99 për qind të votave, ndërsa Abrashi ka 29,80 për qind sosh.
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/