10 C
Prizren
E hënë, 9 Mars, 2026

Pallacanestro Reggiana, e fortë për Bashkimin

Bashkimi është mundur në ndeshjen e dytë në grupet e FIBA Europe Cup nga Pallacanestro Reggiana në Itali me rezultat 100:65 (31:17, 21:21, 29:13, 19:14), raporton PrizrenPress.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke fituar çerekun e parë 31:17, derisa periudha e dytë ishte tërësisht e barabartë 21:21, për të shkuar në pushim me rezultat 52:38.

Italianët e nisën edhe pjesën e dytë më mirë, për të fituar çerekun e tretë 29:13, derisa në dhjetë minutat e fundit vulosën fitoren 100:65.

Te Portokallezonjtë, Isaiah Cousins kishte 19 pikë, Lejson Zeqiri 14 dhe De’Quon Lake 13.

Bashkimi pësoi humbjen e dytë, ndërsa Pallacanestro Reggiana regjistroi fitoren e dytë.  

Nënkampioni i Kosovës ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Dijon-it në shtëpi më 29 nëntor./PrizrenPress.com

Më Shumë

Ish-punëtorja e “Eurosig” ndalohet në Vërmicë pas tre vitesh në kërkim për ngacmim

Një rast i iniciuar që nga janari i vitit 2023 për veprën penale “Ngacmim” ka marrë epilog sot në mëngjes, pasi e dyshuara është...

62 aksidente trafiku në vend

Bilanci i ditës së shtunë ka përfunduar me 62 aksidente trafiku në vend. Sipas statistikave të Policisë, 28 aksidente kanë ndodhur me persona të lënduar,...

Lajmet e Fundit