Sot, në Dragobil të Malishevës, u mbajt ceremonia përkujtimore kushtuar dëshmorit të kombit, Ali Murat Paçarizi, në 27-vjetorin e rënies së tij për lirinë e Kosovës.
Në këtë aktivitet morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, kryetari i degës së OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, kryetari i nëndegës së OVL-UÇK-së në Dragobil, Habib Paçarizi, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë të shumtë, raporton PrizrenPress.

Në fjalimet e mbajtura pranë lapidarit të dëshmorëve, u theksua se Aliu, në moshë fare të re, zgjodhi pushkën për të mbrojtur lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
“Jeta dhe gjaku i dëshmorëve janë themel i shtetit që ne sot e gëzojmë”, u tha mes tjerash gjatë ceremonisë, duke theksuar se amaneti i tyre do të ruhet përjetë.
Po ashtu u përkujtua edhe plagosja e luftëtarëve Arsim dhe Haki Paçarizi, të cilët më 27 tetor 1998 ishin bashkë me Aliun, sot të gjithë dëshmorë të kombit.
Pas ceremonisë përkujtimore, pjesëmarrësit bënë homazhe dhe vendosën buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve në Malishevë./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/