9.3 C
Prizren
E enjte, 5 Shkurt, 2026

Ballkani shpartallon Malishevën me pesë gola

Ballkani, ka shënuar një fitore të thellë dhe bindëse në kuadër të javës së 11-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, duke mposhtur Malishevën me rezultat të thellë 5:0 në stadiumin “Liman Gegaj”.

Që në fillim të ndeshjes, ekipi nga Suhareka e vendosi ritmin e lojës dhe arriti të kalojë shpejt në epërsi. Almir Kryeziu shënoi që në minutën e 7-të nga penalltia, duke i dhënë avantazhin Ballkanit.

Në pjesën e dytë, skuadra e drejtuar nga trajneri Orges Shehi vazhdoi me të njëjtin intensitet, duke treguar efikasitet të lartë në fazën sulmuese. Bleart Tolaj shënoi dy herë radhazi, në minutat 47 dhe 61, duke e çuar rezultatin në 3:0.

Dominimi i Ballkanit nuk u ndal me kaq. Mesfushori brazilian Giovanni realizoi golin e katërt në minutën e 70, ndërsa Valentin Serebe kompletoi fitoren e thellë me golin e pestë në minutën e 76.

Kjo ishte fitorja e gjashtë sezonalë për Ballkanin, që tashmë ngjitet në vendin e dytë të tabelës me 22 pikë, duke qëndruar shumë pranë kreut.

Ndërkohë, për Malishevën, kjo humbje e rëndë është e gjashta në kampionat, dhe ekipi mbetet në pozitën e gjashtë me 13 pikë, duke pasur nevojë për reagim në javët e ardhshme për të shmangur rënien në formë./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Fikrim Damka humb mandatin pas rinumërimit, Pula: Duhet të intervistohet

Pas rinumërimit, Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, është i vetmi që e ka humbur mandatin e deputetit. Koordinatorja Nacionale e Zgjedhjeve në Prokurorinë...

Erza Muminoviq e bronztë në Sofia European Open 2026

Në xhiron e parë Erza Muminoviq ishte e lirë, në të dytën ajo mposhti me Yuko, Anais Perrot nga Franca. Në çerekfinale mposhti me Ippon,...

Lajmet e Fundit