Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sot komunën e Dragashit për të uruar Bexhet Xheladinin dhe ekipin e tij për fitoren e dytë radhazi në këtë komunë, raporton PrizrenPress.
Abdixhiku ka theksuar se kjo fitore është më shumë se një rezultat zgjedhor, duke e konsideruar shpërblim për punën, përkushtimin dhe seriozitetin e ekipit që ka shërbyer qytetarëve të Dragashit me dinjitet dhe punë të ndershme.
“Në këtë trevë të punës, traditës dhe besës, qytetarët dhanë një mesazh të qartë: punët e mira vlerësohen, drejtimi i drejtë shpërblehet”, ka thënë Abdixhiku.
Kreu i LDK-së gjithashtu ka falënderuar qytetarët për pritjen dhe ngrohtësinë e treguar gjatë vizitës, duke theksuar se partia ndihet me fat që gëzon përkrahjen e tyre.
“Ju faleminderit për pritjen që ma bëtë. Për gjithë ngrohtësinë e treguar që nuk ju mungon asnjëherë. Jemi me fat që ju kemi!”, përfundoi Abdixhiku./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
