Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të pandehurve, A.K., zyrtar policor, dhe B.C., shtetas serb, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale të ryshfetit dhe kalimit të paautorizuar të kufirit.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, i pandehuri A.K., me datë 22.12.2025, rreth orës 08:10, në Pikën Kufitare në Vërmicë, në cilësinë e zyrtarit policor, ka kërkuar dhe pranuar ryshfet nga B.C., me qëllim të përfitimit pasuror për vete. I njëjti, duke shfrytëzuar pozitën e tij dhe i veshur me uniformë zyrtare, i ka mundësuar B.C. hyrjen në Republikën e Kosovës, ndonëse këtij të fundit i ishte ndaluar hyrja në Kosovë nga Policia e Kosovës, për mungesë dokumentacioni. Pas marrjes së parave, A.K., e ka kaluar me veturën e tij ilegalisht kufirin bashkë me të pandehurin B.C., dhe e ka dërguar atë në Prizren.

Prokuroria sqaron se me këto veprime, A.K. dyshohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit” (neni 421 par.1 i KPRK-së), ndërkaq B.C. dyshohet për veprat penale “Dhënia e ryshfetit” (neni 422 par.1) dhe “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare” (neni 140 par.1).
Prokuroria Themelore në Prizren ka theksuar se vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
