Në praninë e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Federata e Hendbollit e Kosovës të premten në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë e ka mbajtur ceremoninë “Laureatët 2025”.
Çmimet kryesore i fituan Egzon Gjuka e Tina Hetemi.
Gjuka u shpall për herë të pestë rresht hendbollisti më i mirë i vitit në Kosovës. Ai e udhëhoqi Rahovecin drejt titullit të kampionit, ndërsa u dallua edhe te Kombëtarja jonë.
Hetemi është shpallur më e mira për herë të parë. Ajo ka pasur paraqitje të mira gjatë gjithë vitit te Samadrexha. Ndërkohë ka luajtur me sukses edhe në Kombëtaren tonë.

Ceremonia nisi me fjalimin përshëndetës të Presidentes Osmani. Ajo ndër të tjera foli edhe për sfidat e sportit dhe sukseset e sportistëve përkatësisht hendbollistëve.
Më pas presidenti i FHK-së, Edin Kolgeci, foli për të arriturat gjatë vitit 2025 dhe po ashtu për jubiletë e rëndësishëm. Kolgeci prezantoi edhe vendimin e Bordit të FHK-së që Eugen Saraçini të shpallet President Nderi i FHK-së. Saraçini për tri mandate, me sukses të plotë e ka drejtuar federatën tonë.
Si zakonisht janë ndarë edhe çmime e shpërblime të shumta. Lojtarët më të mirë të Kombëtares janë shpallur Leonard Gegaj e Mirjeta Bytyqi.
Në shtatëshen më të mirë te hendbollistës pos Gjukës janë zgjedhur edhe portieri i Besa Famgas, Olt Kabashi, aloja e majtë e Rahovecit, Lulzim Shabani, fundori i majtë i Besa Famgas, Deniz Terziqi, lojtari i vijës i Kastriotit, Jeton Bislimi, fundori i djathtë i Rahovecit, Arbios Mushkolaj dhe aloja e djathtë e Prishtinës, Enis Kuleta.
Ardit Tafilaj (Rahoveci) u shpall lojtari më i mirë i mbrojtjes, ndërsa Jon Vokshi i Besa Famgas është golashënuesi më i mirë me plot 255 gola.
Te hendbollistet shtatëshja më e mirë ka këtë përbërje: Marisa Berisha (portiere – Shqiponja), Arjeta Imeraj (alo e majtë – Tereza), Amanda Toledo Abreu (fundore e majtë – Samadrexha), Tina Hetemi (qendër – Samadrexha), Suzana Ujkiq (lojtare e vijës – Istogu), Sevdanur Ozkan (fundore e djathtë – Ferizaj), Dijana Ujkiq (alo e djathtë – Istogu). Fetane Uzunlar e Ferizajt është lojtarja më e mirë e mbrojtjes, ndërsa Alma Nivokazi e Shqiponjës është golashënuesja më e mirë e vitit me 175 gola.
Klubet më të mira të vitit janë Rahoveci te meshkujt dhe Istogu te femrat. Klubet tjera të shpallura më të mira të vitit janë: Besa Famgas (juniorë, kadetë), Deçani (pionierë), Prizreni (fatosë); Samadrexha (kadete), Vushtrria (pioniere), Besa (fatose).
Faruk Shala u Istogut është shpallur trajneri më i mirë i vitit në konkurrencë të femrave. Genc e Getoar Bujupi përbëjnë dyshen më të mirë të vitit te gjyqtarët, ndërsa Fisnik Jashari i Kastriotit është Punëtor Sportiv i Vitit 2025.

FHK-ja ka nderuar me mirënjohje edhe Shpresat e Vitit: Diona Zhegrovën e Ferizajt, Elira Sadikun e Shqiponjës, Eliza Shabanin e Vushtrrisë, Rina Bytyqin e Istogut, Samanda Konjuhajn e Besës, Çefajete Malokun e Samadrexhës, Elda Hergajën e Prishtinës; Diar Zekajn e Deçanit, Florent Mavrajn e Istogut, Albi Ramadanin e Llapit, Labeat Sahitin e Besa Famgasit, Orges Behramin e Vushtrrisë, Elmir Danuzën e Rahovecit dhe Ledion Salihun e Kastriotit.
Mirënjohje Post Mortem janë ndarë për: Sefedin Kadrijajn, Mexhit Hazirin, Valbona Mehmetin, Fadil Idrizin, Zeki Loxhën, Kaqusha Jasharin, Ismail Berishën, Feriz Parllakun, Erduan Nallbanin dhe Tefik Retkocerin.
Janë nderuar edhe partnerët e FHK-së: MKRS-ja, KOK-u, Policia e Kosovës, NLB Banka, KEP Trust, Hotel Emery, Hotel International, Deko Solution, Meditech dhe Spitali “Fati Im”./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren