-1.5 C
Prizren
E enjte, 8 Janar, 2026

Gjendja në Malishevë drejt stabilizimit pas reshjeve të fundit

Gjendja në Komunën e Malishevës po stabilizohet pas reshjeve të ditëve të fundit.

Sipas njoftimit zyrtar, situata është më e qetë dhe niveli i ujërave ka shënuar rënie.

“Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, pas reshjeve të fundit, paraqitet stabile dhe e qetë. Sipas të dhënave nga Shtabi Emergjent, edhe nata e kaluar ka qenë e qetë, pa probleme të reja të evidentuara, ndërsa niveli i ujërave ka shënuar rënie dhe situata është në drejtim të stabilizimit të plotë”, thuhet në njoftimin e Komunës, raporton PrizrenPress.

Sipas të njëjtit njoftim, aksi rrugor Malishevë–Banjë mbetet i kalueshëm me vështirësi, ashtu si edhe rruga Mirushë–Gurbardh, përfshirë urën te Liqeni i Mirushës.

“Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me Shtabin Emergjent dhe institucionet përkatëse, kanë angazhuar makineri për hapjen e kanaleve kulluese, me qëllim të përmirësimit të qarkullimit në rrugën Malishevë–Banjë”, vazhdon njoftimi.

Komuna apelon për kujdes të shtuar nga vozitësit, për shkak të pranisë së mbetjeve në disa segmente rrugore, ndërsa njofton se po vazhdon pastrimi në nënkalimin dhe parkingun nëntokësor të qytetit.

“Ekipet emergjente mbeten në gjendje të gatishmërisë së plotë dhe po e monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme”, përfundon Komuna./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Bora fiton çerekfinalen e parë

Bora fitoi çerekfinalen e parë të Kupës së Kosovës ndaj Rahoveci 029 me rezultat 79:70 (13:15, 25:19, 23:18, 18:18). Çereku i parë ishte kryesisht i...

Evakuohen dy familje në Xërxë të Rahovecit që ndodheshin në zonën e rrezikuar nga vërshimet

Dy familje në Xërxë të Rahovecit janë evakuuar pasi ishin në zona të rrezikuara nga vërshimet. Në evakuimin e tyre morën pjesë pjesëtarë të FSK-së,...

Lajmet e Fundit