4 C
Prizren
E shtunë, 10 Janar, 2026

Bashkimi dënohet për sjellje të papranueshme të disa tifozëve: 3 ndeshje pa shikues në tribunën qëndrore dhe mbi 3 mijë euro gjobë

KB Bashkimi është dënuar me 3,200 euro gjobë dhe 3 ndeshje pa praninë e tifozëve në tribunën ballore qendrore, pas sjelljes së papranueshme të disa individëve gjatë ndeshjes kundër KB GO+Peja mbrëmë në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren.

Gjatë takimit, disa persona hodhën shkrepsa në parket, duke goditur edhe një lojtar të skuadrës mysafire, raporton PrizrenPress.

“Ky veprim i papranueshëm dhe vulgar nuk përfaqëson vlerat e klubit tonë, as shumicën dërrmuese të tifozëve tanë të vërtetë dhe distancohemi nga veprime të tilla që më së paku përfaqësojnë klubin dhe qytetin e Prizrenit”, thuhet në reagimin e klubit.

KB Bashkimi shton: “Ky dënim nuk është pasojë e klubit, lojtarëve apo tifozëve korrektë, por është një ‘dhuratë’ e hidhur nga disa individë që, qartazi, nuk ia duan të mirën KB Bashkimit dhe po i shkaktojnë dëm të drejtpërdrejtë klubit që të gjithë e duam”.

Klubi bën thirrje për reflektim dhe përgjegjësi: “Është momenti i fundit të që të reflektojmë dhe palestrat tona ti kthjemë në arena festive e sportive e jo strehë për disa individë që thirren si tifozë por në të vërtetë janë huliganë. Andaj bëjmë thirrje të gjithë tifozëve tanë që të na përkrahin me zemër, por gjithmonë me përgjegjësi e që mos të vuajmë pasojat e disa individëve, sepse me këto veprime vetëm sa do t’i largojmë shikuesit e përgjegjshëm dhe investimet serioze që bëhen në klub”.

Nga sot, qendra sportive do të monitorohet me kamera sigurie, të cilat do të përdoren për identifikimin e individëve të papërgjegjshëm dhe do të lajmërohen në organet e rendit e do t’u ndalohet hyrja në sallë për të ardhmen./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Lajmet e Fundit