Avokati Yll Zekaj ka reaguar sot lidhur me mbajtjen e 35 të ndaluarve në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan, në kuadër të rastit që lidhet me Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS).
Zekaj ka deklaruar se gjatë seancës për caktimin e masave të sigurisë ndaj 39 personave të ndaluar, e cila është mbajtur të premten në Gjykatën Themelore në Prizren nga ora 16:00 deri rreth orës 22:30, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar që për 35 prej tyre të caktohet masa e paraqitjes në stacion policor.
Sipas tij, pavarësisht kësaj kërkese, Gjykata nuk ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të këtyre të ndaluarve, por ka vendosur që ata të kthehen në ndalim, pa një vendim të veçantë, në pritje të marrjes së aktvendimit për masën e sigurisë jashtë seancës. Ai ka shtuar se gjyqtari, sipas tij, kishte deklaruar gojarisht se vendimi do të merrej sot rreth orës 10:00.
Zekaj ka theksuar se, sipas tij, i vetmi vendim ligjor në fuqi ka qenë ai për ndalim prej 48 orësh, afat i cili ka skaduar sot në ora 10:00.
“I vetmi vendim i ligjshem qe egziston deri tani ne kete rast eshte ai i ndalimit per 48 ore, i cili ka skaduar sot ne ora 10:00. Edhe pse vendimi ka skaduar qe 2 ore, 35 te ndaluarit jane duke u mbajtur ne menyre te kunderligjshme nga Burgu i Lipjanit, pa asnje vendim”, ka shkruar Zekaj në reagim.
Ai ka deklaruar se edhe pas skadimit të këtij afati, 35 të ndaluarit po mbahen në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pa asnjë vendim gjyqësor, duke shtuar se institucioni përkatës, sipas tij, po pret veprim nga Gjykata Themelore në Prizren.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
