3.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Derbi në Mitrovicë

ProCredit Superliga vazhdon me super ndeshje edhe në mesjavë.

Të mërkurën do të zhvillohen dy ndeshje shumë interesante. Bora do të ndeshet me Rahoveci 029, skuadra që po përballen edhe në çerekfinalen e Kupës së Kosovës. Prishtinasit hyjnë në këtë përballje pas fitores së madhe ndaj Bashkimit në Prizren, derisa ‘Vreshtarët’ pas humbjes nga Golden Eagle Ylli. Prishtinasit kanë tetë gjashtë fitore e tetë humbje, kurse rahovecasit pesë fitore e nëntë humbje.

Vëllaznimi-Bashkimi është tjetër përballje interesante. Kuqezinjtë pas fitores ndaj GO+ Pejës synojnë fitoren e radhës në elitë, derisa Portokallezinjtë për tu rikthyer te fitoret. Skuadra kuqezi ka pesë fitore e nëntë humbje, derisa prizrenasit të kundërtën, nëntë fitore e pesë humbje.

Derbi i kësaj xhiro do të zhvillohet të enjten në Mitrovicë. Trepça me GO+ Pejën është një përballje shumë interesante në ‘Minatori’. Sfidat ndërmjet këtyre dy skuadrave kanë qenë gjithmonë interesante dhe kështu pritet edhe në këtë përballje. ‘Xehetarët’ janë në vendin e parë me 11 fitore e tri humbje, derisa verdhezinjtë në vendin e tretë me tetë fitore e gjashtë humbje.

Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina është një ndeshje që pritet të jetë e baraspeshuar dhe interesante. Therandasit kanë dy fitore radhazi në vitin 2026, derisa bardhekaltrit synojnë fitoren për tu ngritur sa më lartë në tabelë. Pas 14 xhirove, Ylli numëron pesë fitore e nëntë humbje, kurse prishtinasit shtatë fitore e shtatë humbje. Takimi do të zhvillohet në kryeqytet.

ProCredit Superliga-Java 15

E mërkurë

18:45 Bora-Rahoveci 029

18:45 Vëllaznimi-Bashkimi

E enjte

18:45 Trepça-GO+ Peja

18:45 Golden Eagle Ylli-Sigal Prishtina

Marketing

Krijojmë webfaqe për biznese

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Parashikimi i motit: Java nis me -12 gradë Celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se pas reshjeve rekorde që e kanë përfshirë pothuajse të gjithë territorin e vendit, situata meteorologjike është stabilizuar...

Keqpërdorimi i Mazrekut dhe Berishës, shkaktuan dëm BKS-së në vlerë prej 1 milion e 43 mijë euro

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka treguar se dëmi i shkaktuar ndaj Byrosë Kosovare të Sigurimeve (BKS) nga ish drejtori ekzekutiv...

Lajmet e Fundit