Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Komunës së Rahovecit, janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike në disa zona. Me qëllim të sanimit të dëmeve dhe garantimit të sigurisë për qytetarët, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka ndërhyrë gjatë ditës së sotme në pikat më të domosdoshme.
Sipas njoftimit, intervenimet janë realizuar në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht, ku ekipet komunale kanë punuar për evitimin e rrezikut dhe rikthimin e funksionalitetit të infrastrukturës së dëmtuar.

“Pas reshjeve të dendura të shiut janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike, andaj me qëllim të sanimit të dëmeve dhe garantimit të sigurisë për qytetarët, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka intervenuar gjatë ditës së sotme në pikat më të domosdoshme, në Pastasel, Rahovec dhe Zoqisht”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.
Nga Komuna bëhet e ditur se dëmet tjera, me përmasa më të mëdha në infrastrukturë, do të bëhen publike shumë shpejt nga komisionet komunale përkatëse, pas përfundimit të vlerësimeve në terren./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
