Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar për emërimin e tre drejtorëve të rinj në ekzekutivin komunal, të cilët vijnë nga radhët e LDK-së.
Sipas njoftimit të Totajt, Sylejman Baxhaku është emëruar Drejtor i Shëndetësisë, Fatmir Memaj Drejtor i Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa Nderim Kadriaj Drejtor i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

“Me emërimin e tyre, sot iu bashkëngjitën ekipit tim Sylejman Baxhaku, në pozitën e Drejtorit të Shëndetësisë, Fatmir Memaj, në atë të Drejtorit të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Nderim Kadriaj, në pozitën e Drejtorit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural”, ka deklaruar Totaj.
Ndryshe, dje, Florent Ukaj është emëruar drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa Ajlin Shishko merr drejtimin e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit./PrizrenPress.com/
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
