9.6 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Shtyhet afati për paraqitjen e kërkesave për dëmet nga vërshimet në Malishevë

Komuna e Malishevës ka njoftuar se është shtyrë afati për paraqitjen e kërkesave për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet e javës së kaluar. Sipas njoftimit zyrtar, afati i ri për dorëzimin e kërkesave është 21 janar 2026 (e mërkurë).

Nga Sektori për Emergjenca në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim bëhet e ditur se vendimi për shtyrjen e afatit është marrë për shkak të numrit të madh të kërkesave të paraqitura, si dhe për shkak se një pjesë e qytetarëve, për arsye objektive, nuk kanë arritur t’i dorëzojnë kërkesat brenda afatit fillestar.

Autoritetet komunale sqarojnë se të gjithë personat juridikë dhe fizikë që kanë pësuar dëme nga vërshimet duhet që, gjatë paraqitjes së kërkesës, të bashkëngjitin dokumentacionin e nevojshëm, përfshirë kopjen e letërnjoftimit dhe numrin e llogarisë bankare.

Afati fillestar për paraqitjen e kërkesave ka qenë deri më 16 janar, por ai është shtyrë me qëllim që të mundësohet përfshirja e të gjithë qytetarëve të prekur nga vërshimet.

Komuna e Malishevës ka ftuar qytetarët që të respektojnë afatin e ri dhe të dorëzojnë kërkesat e tyre në kohë./PrizrenPress.com/

Marketing

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Pagesë me këste/ Shiten 4 banesa në Prizren

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Totaj emëron Sead Arifin drejtor të Emergjencave dhe Sigurisë në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka emëruar sot Sead Arifin në pozitën e drejtorit të Emergjencave dhe Sigurisë. Arifi do të jetë përgjegjës...

Ndërhyrje emergjente pas reshjeve, sanohen dëmet në Rahovec, Pastasel dhe Zoqisht

Pas reshjeve të dendura të shiut që kanë përfshirë territorin e Komunës së Rahovecit, janë shkaktuar dëmtime në infrastrukturën publike në disa zona. Me...

Lajmet e Fundit