Agron Kuzhnini, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren, dhe bashkëshortja e tij, Vjollca Kuzhnini, ish-kandidate e Asamblesë Komunale nga radhët e AAK-së, kanë dhënë dorëheqje nga angazhimi i tyre politik.
KLIKO VIDEON: https://www.facebook.com/reel/1430800188460424
Në një letër drejtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Kuzhnini ka thënë se përkrahja e tij ndaj këtij subjekti politik “ka qenë e sinqertë, e hapur dhe e vazhdueshme, si në aspektin politik ashtu edhe në atë shoqëror”.
“Për mua, kjo përkrahje ka qenë morale dhe e palëkundur”, thuhet më tej në letrën e dorëheqjes.
Ai ka bërë të ditur se dorëheqja vjen si pasojë , siç është shprehur, “dëmtimit të thellë moral” të përjetuar gjatë dhe pas procesit të fundit zgjedhor të 28 dhjetorit 2025.
“Përkrahja dhe angazhimi ynë për AAK-në nuk kanë qenë asnjëherë të vogla, përkundrazi kanë qenë të vazhdueshme dhe pa asnjë interes personal apo përfitim material”, ka deklaruar Kuzhnini.
Sipas tij, pavarësisht kësaj, ai dhe bashkëshortja e tij janë përballur me “etiketime, lëndime morale dhe akuza publike, veçanërisht përmes mediave”, të cilat, siç ka thënë, kanë ndikuar në dinjitetin e tyre personal dhe familjar.
Në letër përmendet edhe rasti i Vjollca Kuzhninit, për të cilin thuhet se “proceset hetimore kanë dëshmuar se akuzat nuk kanë qenë ashtu siç janë paraqitur publikisht”, ndërsa ajo “është liruar për mungesë faktesh, në përputhje me procedurat gjyqësore”.
“Pavarësisht kësaj, pasojat morale dhe publike për ne kanë qenë të rënda dhe të padrejta”, thuhet në letër, duke shtuar se vendimi për dorëheqje është marrë “me dhimbje, por me ndërgjegje të pastër”.
Në fund të letrës, çifti ka falënderuar drejtuesit e AAK-së për besimin e dhënë ndër vite dhe i ka uruar kryetarit të partisë “shëndet, forcë dhe suksese në rrugëtimin e mëtejmë politik dhe kombëtar”./PrizrenPress.com/
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
