Gjykata ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit ndaj kryeshefit të “Ekoregjonit”, Burim Shala.
Sipas vendimit të gjykatës, kërkesa e prokurorisë nuk është mbështetur me prova të mjaftueshme, prandaj nuk është aprovuar masa e paraburgimit. Gjykata ka vlerësuar se nuk ekzistojnë rrethana ligjore që do ta arsyetonin mbajtjen e tij në paraburgim.
Si rrjedhojë, Burim Shala mbetet i lirë dhe do të vazhdojë të mbrohet në liri gjatë procedurave të mëtejme ligjore. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij, Blerim Mazreku, përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/
